Jennifer Lopez: Ende e dua Marc Anthonyn!

Postuar në 09 Shkurt, 2014 13:46

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka folur rreth ndarjes nga Marc Anthony, duke pranuar se ajo ende e do atë.

Ajo thotë se ndarja nga martesa e saj e tretë do të paraqitet në librin e saj të ri, “True Love”.
Në një intervistë për “Glamour”, Lopez ka thënë: “Po. E dua atë si babanë e fëmijëve të mi dhe si mik timin. Kjo s’do të thotë se ne e kemi pas të shkruar që të jemi gjithmonë të martuar”.
“Ai e di se do të jetë në libër dhe është shumë kureshtar, por është gjithashtu edhe përkrahës i madh i imi. Është fansi im më i madh dhe unë jam fansja më e madhe e tij”.
Lopez thotë se librin e shkroi sepse kishte nevojë për diçka “më të madhe sesa dhimbja që po e ndjente” në kohën e ndarjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.