Naked City
Kanye tradhëton Kim?
Janë përhapur fjalët nëpër të gjitha rrjetet online, për atë se reperi dhe tashmë i fejuari i Kim, po e tradhëton bukuroshen.
Reperi është akuzuar se po e tradhëtonte Kim Kardashian, dhe se është parë në Majami, në “Dream Hotel”, me datën pëse Janar, me zeshkanen Gabriella Amore.
Edhe pse Kanye West deklaroi se ai as që kishte qenë gjatë asaj kohe në Majami, dëshmitarët thonin se ishin 100 përqind të sigurt se ai ishte parë me Amore, edhe pse ajo kishte pak a shumë pamjen e ngjashme me Kim , por prap se prap sipas tyre ajo nuk ishte Kim Kardashian.
Ledri Vula: Po, jam i lidhur me Angela Martinin !
Supermodelja AnxhelaMartini është lidhur me Reperin nga Kosova, Ledri Vula. Lajmin e ka konfirmuar gjatë një interviste për emisionin “Prive” në Klan Kosova vetë Ledri. Ai ka thënë seMartini është si një engjell dhe e frymëzon, e bën të ndihet i veçantë.
Reperi kosovar duket se është shumë i preferuar nga femrat VIP. Përveç Zeqirit thuhet se Ledri ka qenë i lidhur edhe më Tunën. Ndërsa Rita Ora ka postuar në Facebook para dy muajsh një status ku e ftonte Ledrin t’i gatuante Palaçinka në shtëpinë e saj në Londër.
Lana Del Rey zbulon datën e albumit të ri.
Lana Del Rey ka zbuluar datën e publikimit të albumit të saj të ri, “Ultraviolence”, i cili pritet të publikohet në muajin maj.
Këngëtarja u ka thënë fansave gjatë një takimi të fundit se albumi do të lansohet më 1 maj, megjithëse ka thënë se data nuk është konfirmuar zyrtarisht.
“Së shpejti do të lançohet – më 1 maj”, ka thënë Lana kur është pyetur rreth albumit “Ultraviolence”.
Miranda Kerr, nxjerr në pah hiret e saj !
Nëse është fjala për të pozuar para aparateve, qoftë edhe lakuriq ajo largon sikletet duke treguar që është profesioniste në punën e vet.
Miranda Kerr këtë e tregoi më së miri edhe në setin e radhës fotografik për revistë “Ë”, ku shfaqet topless në disa imazhe bardhezi.
Imazhet publikohen në një kohë kur familja e 30-vjeçare, përfshirë këtu babai, nëna, vëllai dhe gjyshja e saj ndërmorën një hap të pazakontë duke iu lutur publikisht supermodeles që të rivendosë kontaktet me ta, që mungojnë prej më shumë se një vit.
Barack Obama, lidhje intime me Beyonce ?!
Një gazetar francez ishte i ftuar sot në një show të popullarizuar në French Radio Europe 1 ku bëri një deklaratë bombë. “ Diçka e madhe po ndodh për momentin në SHBA. Nesër 'The Washington Post' do të publikojë historinë rreth aferës së mundshme të dashurisë ndërmjet Barack Obamës dhe Beyonces”, ka thënë gazetari.
Pajtimi i Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton.
Duket se Shën Valentini ka ardhur herët këtë vit për çiftin e famshëm dhe të shumëpërfolur Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton. Janë ndarë, janë bashkuar, janë ndarë sërish e sërish janë ribashkuar. Urojmë që kësaj herë të jetë përgjithmonë. Ata janë fotografuar në Londër. Këngëtarja 35-vjeçare është shfaqur e qeshur dhe dukshëm e lumtur pranë të dashurit të saj 29-vjeçar, kampion i Formula 1.
E fiksuar për tu bërë Miss, 18 vjeçarja qep gjuhën.
Ajo ka një fizik shumë të bukur dhe të adhurueshëm nga të gjithë. Por kjo nuk ka mjaftuar për 18 vjeçaren nga Venezuela, Maya Nava, e cila ka pasur gjithmonë ëndrrën e të qenurit vajza më e bukur në shtetin e saj. Donte të fitonte Miss Venezuelën fillimisht dhe më pas, në një të nesërme edhe Miss Botën. Për të arritur këtë objektiv ajo ka qenë e gatshme të bëjë gjithçka, madje edhe gjestet më ekstreme. Ekstermizmi i fundit që Maya dhe familja e saj kanë bërë, ka qenë ai i qepjes së gjuhës, në mënyrë që ajo të ndjente dhimbje sa herë që hante.
Ja cila është çmenduria e radhës e Di Caprio
Leonardo Di Caprio ka dashur me çdo kusht të ishte tërësisht i dehur. Për këtë arsye ka vendosur të mësojë nga një video shumë popullore, e cila shfaqet në YouTube dhe ka protagoniste “Njeriun më të dehur në botë”.
“Më ka habitur mënyra se si ai përplasej me tokën dhe ngrihej përsëri. Kjo më ka bërë me të vërtetë përshtypje dhe më ka intriguar tej mase”, ka shpjeguar aktori gjatë fjalës së tij në Santa Barbara International Film Festival.
Kopertina e yjeve të Hollivudit.
Vanity Fair mbledh në një kopertinë yjet e Hollivudit. Mes 12 prej yjeve në kopertinën e Marsit, janë dhe George Clooney, Julia Roberts, Jared Leto etj.
Për numrin special të dedikuar Hollivudit, revista feston një vit me filma spektakolarë së bashku me një grup aktorësh të njohur.
Kolumbi, ndalohet transmetimi i videoklipit Shakira-Rihanna.
Një politikan kolumbian e ka cilësuar si imoral dhe vulgar videoklipin më të ri të Shakirës dhe Rihanës, “Can’t Remember To Forget You”.
Ai ka deklaruar se kjo video duhet të bllokohet menjëherë në internet. Videoklipi i dy këngëtareve më seksi të skenës botërore Shakira dheRihanna është tejet “i nxehtë”.
Në këtë klip ato kanë ekspozuar format e tyre shpërthyese, dhe më provokuese si kurrë më parë. Marco Fidel Ramirez shtoi më tej se skenat në shtrat dhe pirja e duhanit do të dëmtonin integritetin moraltë fëmijëve, pasi përmbajnë imoralitet.