E fiksuar për tu bërë Miss, 18 vjeçarja qep gjuhën.
Ajo ka një fizik shumë të bukur dhe të adhurueshëm nga të gjithë. Por kjo nuk ka mjaftuar për 18 vjeçaren nga Venezuela, Maya Nava, e cila ka pasur gjithmonë ëndrrën e të qenurit vajza më e bukur në shtetin e saj. Donte të fitonte Miss Venezuelën fillimisht dhe më pas, në një të nesërme edhe Miss Botën. Për të arritur këtë objektiv ajo ka qenë e gatshme të bëjë gjithçka, madje edhe gjestet më ekstreme. Ekstermizmi i fundit që Maya dhe familja e saj kanë bërë, ka qenë ai i qepjes së gjuhës, në mënyrë që ajo të ndjente dhimbje sa herë që hante. “U detyrova të ha vetëm ushqime të lëngëta dhe më në fund ia dola të mbaj nën kontroll peshën time”, është shprehur vajza. Maya Nava vjen nga një familje e varfër nga një lagje në Santa Cruz, lagje e cila njihet si ndër më të dhunshmet në vend, e cila shënon një vrasje në 40 minuta. Deri më tani, vajza e re ka harxhuar rreth 7000 dollarë për të bërë gjoksin dhe hundën. Sipas saj, ende nuk ka përfunduar. Tashmë ka qepur dhe gjuhën. Nuk dihet se kur do të marrë fund fiksimi i saj për të qenë më e bukura e vendit.
Add new comment