Naked City
Brad dhe Angelina me të njëjtën veshje gjatë London's Royal Opera House.
E vetmja gjë që dallonte Brad Pitt nga Angelina Jolie ishte një kollare e lidhur dhe një tjetër e zgjidhur. 38 vjeçarja Angelina Jolie dhe partneri i saj 50 vjeçar, janë shfaqur të veshur thuajse njëlloj gjatë London's Royal Opera House me rastin e aktivitetit për vlerësimin e filmit BAFTA’s 2014. Aktorja e veshur e gjitha bardhezi ashtu si Brad, dukeshin tejet elegant dhe finë ndërsa qëndronin gjatë gjithë kohës në krah të njëri tjetrit në festivalin e filmit në Londër.
Atletja pozon nudo për Playboy, eklipson modelet.
Sportisja Miriam Gossner nuk ndodhet duke marrë pjesë si shuimë kolegë të saj në lojërat olimpike të Soçit për shkak të një dëmtimi.
Megjithatë ajo ka gjetur një mënyrë tjetër për të folur për vete. Atletja gjermane ka pozuar nudo për revistën për meshkuj” Playboy” dhe duket se ka lënë pas shumë prej ikonave të modës dhe fotografisë.
Stallone befason fansat në Broadway
Sylvester Stallone ka befasuar fansat e tij kur është paraqitur në skenën e Broadway në fund të performancës së muzikalit “Rocky”.
Ylli i filmave Rambo, i cili kishte luajtur rolin e boksierit në gjashtë filmat Rocky, ka dalë në skenë për t’iu adresuar publikut pas fundit të shfaqjes.
Stallone është producent i shfaqjes, ku luajnë Andy Karl në rolin e Rockyt, Margo Seibert si Adrian dhe Terence Archie si Apollo Creed.
Rocky është duke u shfaqur në Winter Garden Theater të New York.
Çiljeta super seksi para fansave.
Çiljeta Xhilaga është rikthyer në formën më të mirë fizike dhe ka vendosur të mos lërë pas dore imazhin ndonëse e bërë nënë prej disa kohësh. Është shfaqur në prapaskenat e emisionit të fundjavës në TV Klan në këtë fustan që e bën të tregojë gjoksin duke karikuar fansat në maksimum.
Sandra Bullock, e pavdekshme!
Sandra Bullock është bërë e pavdekshme si modele dylli në muzeun e Hollywoodit, Madame Tussauds, dhe figura e saj pritet të zbulohet brenda dy javësh.
Madame Tussauds ka bërë të ditur se figura shfaq aktoren në qilimin e kuq, të veshur me një fustan të kuq, me një çantë të bukur të kapur për trupi, taka të zeza të larta dhe me flokët e drejta të gjata të hedhura në njërën anë.
Redon Makashi në shoqërinë e ish-të dashurës .
Edhe pse historia e tyre e dashurisë pothuajse i ka kaluar dy dekada duke pasur uljet dhe ngritjet e veta – kantautori Redon Makashi dhe gazetarja Elda Koçi, pas lajmit për ndarjen e tyre, janë fotografuar sërish bashkë në Tiranë.
Paparaci i gazetës Panorama ka arritur të shkrepë disa fotografi derisa këngëtari dhe Elda ecnin në rrugë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Mediat në Shqipëri po spekulojnë për një ribashkim në mes tyre duke u bazuar në postimet e gazetares në Facebook.
Njeriu që nuk fle prej 28 vitesh!
Thai Ngoc është njeriu, për të cilin shkenca moderne mjekësore thekson se ai duhet të kishte vdekur që në vitin 1976, vit kur atij i kahumbur e aftësia për të fjetur.
Vietnamezi i lindur në 1942 në një fshat të vogël të quajtur Trung Ha në Provincën Quang Nam, ka thënë se një nga dëshirat e tij më të mëdha është që një ditë të mund të shohë një ëndërr.
Studimi, ja pse adoleshentët janë të stresuar.
Sipas studimeve të fundit shkencore, shkaku i parë dhe më kryesori për stresin ekstrem të shumë adoleshentëve jo vetëm në SHBA, por edhe në mbarë botën, vjen si pasojë e mbingarkesës së mësimeve dhe provimeve.
Studimi i fundit i bërë nga Shoqata Psikologjike Amerikane, rezulton se adoleshentët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë më të stresuar se edhe vetë më të rriturit, të cilët ka gjasa të jenë më të ngarkuar psikologjikisht se këta të fundit.
Zhvishet Pamela Anderson.
Ish protagonistja e “Baywatch” është e njohur për vullnetin pozitiv për të treguar format fizike. Pamela Andersonështë zhveshur thuajse nudo këtë herë për një reklamë të re të shoqatës së mbrojtjes së kafshëve PETA. 46 vjeçarja bionde e bën reklamën edhe më të suksesshme në misionin e saj.
Aurela Gace heq dorë nga “The Voice”: S`dua të lëndoj ata që ëndërrojnë.
Aurela Gace heq dorë publikisht nga pjesëmarrja në jurinë e The Voice. Me anë të një shënimi në funpagen e saj, këngëtarja e njohur shprehet se nuk dëshiron të jetë më, pjesë e një vendimmarrje që mund të lëndojë ata që ëndërrojnë dhe që dalin për herë të parë në skenë….ja fare shkruan Aurela.