Naked City
Pink edhe në skenën e OSCAR.
Pink pritet që të ngjitet për herë të parë në skenën e akademisë amerikane të filmit, Oscar.
Fituesja e Grammyt do të bëjë një paraqitje speciale në përvjetorin e 86-të të ndarjes së çmimeve Oscar më 2 mars, edhe pse nuk dihet nëse ajo do të performojë, apo thjesht do të japë një çmim.
“Ne jemi shumë të ngazëllyer që të mirëpresim Pink në skenën e Oscar për herë të parë”.
Nicole Scherzinger ka çfarë të tregojë.
Bëri që shumëkush të kthente kokën ndërsa merrte pjesë në mbrëmjen endarjes së çmimeve të artit në Britaninë e Madhe. Ish anëtarja e jurisë së spektaklit X Factor, Nicole Scherzinger nuk e ka lënë me aq. Ndërsa merrte pjesë në festën pas mbrëmjes në Arts Club në Londër, është fotografuar në një pozicion që duket se ka patur çfarë të tregojë sërish për median.
Dy lezbiket me të famshme në botë.
Mes aktores se Fast and Fourious, Michelle Rodriguez dhe supermodeles Cara Delevingne ka dicka që sipas dy vajzave, është dashuri!
Deklarata vjen pikërisht nga aktorja e filmit “Avatar”, prirjet biseksuale të së cilës janë të njohura. Për britaniken “The Mirror”, Rodriguez deklaroi se kishte disa kohë që frekuentonte modelen 21-vjeçare Delevingne .
Sofia Vergara, 41 vjeçarja sensuale.
Është aktorja e njohur për protagonizmin e saj në “Familja moderne”. Bëhet fjalë për Sofia Vergaren e cila ishte në Sydney të enjten pasi mori pjesë në mbrëmjen e organizuar nga LBD. E veshur me një fustan të shkurtër, 41 vjeçarja ka elektrizuar atmosferën duke tërhequr edhe vëmendjen e të gjitha mediave të pranishme.
Rita Ora me look të ri.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora vazhdon të qëndrojë nëpër kopertinat e revistave më të njohura botërore.
Kësaj radhe lajmi vjen rreth pamjes së saj. Ajo nuk i ka më flokët e gjata. Këngëtarja ka ndryshuar stilin e saj të flokëve. Rita ka publikuar disa fotografi në Instagram ku tregon pamjen e saj të re që po pëlqehet shumë nga adhuruesit e saj.
Christina Aguilera nënë për herë të dytë .
Jemi mësuar që gjithmonë të flasim rreth muzikës dhe këngëve që sjell 33 vjeçarja. Kohët e fundit u përfol më shumë për jetën e saj private. Ditë më parë ajo postoi edhe fotografi nga fejesa e saj me Mattew Rutler.
Christina tregoi se djali i saj gjashtë vjeçar Max, po bëhet me motër ose vëlla.
Christina Aguilera dhe Matt Rutler janë së bashku për gati katër vjet, lidhja e tyre filloi gjatë xhirimeve të filmit "Burlesque" .
Babai i Maxit është ish burri i këngëtares, Jordan Bratman.
Berlusconi gati për dasmën me 28-vjeçaren.
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka zyrtarizuar shkurorëzimin nga Veronica Lario, bashkëshortja e tij prej 24 vitesh. Berlusconi pritet që të martohet me 28-vjeçaren Francesca Pascale, e cila duket se do të jetë gruaja e tretë e miliarderit italian. Mediat italiane shkruajnë se bukuroshja 28-vjeçare tashmë ka bërë gati çdo gjë për ditën e martesës, madje ka zgjedhur edhe fustanin e dasmës.
Justin Timberlake ka shtyrë koncertin, arsyeja: Shëndeti!
Justin Timberlake e ka anuluar një koncert në Madison Square Garden për, siç ka thënë, arsye shëndetësore.
Ylli i muzikës pop është dashur të performonte të mërkurën mbrëma në New York, por koncerti është anuluar.
“Përshëndetje New York. Asnjëherë nuk është lehtë ta bëj këtë... Fatkeqësisht, duhet ta shtyj koncertin e sotëm për të premten, për arsye shëndetësore”, ka shkruar këngëtari në Twitter.
Lara Stone dhe Cindy Crawford nudo.
Lara Stone dhe Cindy Crawford janë zhveshur për një set fotografik bardhë e zi ku nuk i lihet aspak vend imagjinatës. Modelet e famshme kanë pozuar për revistën ‘W’. 30-vjeçarja Stone ka qenë ajo që ka guxuar më shumë pasi ka treguar gjoksin në një foto ballore. Modelja hollandeze ka pozuar e ulur në shtrat dhe me duart e mbështetura në gjunjë.
Modelja që po çmend revistat me lojën e saj me mbathjet.
Modelja Lily Aldridge është rikthyer në vëmendjen e botës së modës nëpërmjet koopetinës së nxehtë të “Sports Illustrated”, në të cilën ajo është protagoniste me modelet Nina Agdal dhe Chrissy Teigen.
Bukuroshja 28-vjeçare postoi ditën e enjte disa foto të saj sexy, nga mbrëmja që realizoi revista me rastin e 50-vjetorit të themelimit të saj.
Me një fustan të kuq të puthitur pas trupit të saj sexy, Lily tregoi se përse vazhdon të konsiderohet prej vitesh si një prej femrave më tërheqëse në botë.