Justin Timberlake ka shtyrë koncertin, arsyeja: Shëndeti!
Justin Timberlake e ka anuluar një koncert në Madison Square Garden për, siç ka thënë, arsye shëndetësore.
Ylli i muzikës pop është dashur të performonte të mërkurën mbrëma në New York, por koncerti është anuluar.
“Përshëndetje New York. Asnjëherë nuk është lehtë ta bëj këtë... Fatkeqësisht, duhet ta shtyj koncertin e sotëm për të premten, për arsye shëndetësore”, ka shkruar këngëtari në Twitter.
Meqenëse nuk janë dhënë detaje të tjera, tabloidet kanë filluar të spekulojnë se arsyeja e vërtetë kishte të bëjë me faktin se ai duhej të takohej me gruan e tij, Jessica Biel, me të cilën planifikojnë të kenë një fëmijë.
Ky koncert është pjesë e turneut të Timberlake, i cili do të vazhdojë edhe në Evropë, Lindjen e Mesme, Azi dhe në gjithë Amerikën Veriore.
Add new comment