Berlusconi gati për dasmën me 28-vjeçaren.

Postuar në 21 Shkurt, 2014 09:51

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka zyrtarizuar shkurorëzimin nga Veronica Lario, bashkëshortja e tij prej 24 vitesh. Berlusconi pritet që të martohet me 28-vjeçaren Francesca Pascale, e cila duket se do të jetë gruaja e tretë e miliarderit italian. Mediat italiane shkruajnë se bukuroshja 28-vjeçare tashmë ka bërë gati çdo gjë për ditën e martesës, madje ka zgjedhur edhe fustanin e dasmës.

Divorci i Berlusconit nga Lario vjen pas 24 vitesh martesë, pasi kësaj të fundit iu sos durimi me bashkëshortin e saj, dhe deklaroi se nuk mund ta toleronte më 77-vjeçarin që të shkonte me minorene. Edhe pse divorci është finalizuar zyrtarisht, Berlusconi ka ende një betejë të pambyllur me ish-gruan e tij, për çështjen e pasurisë, e cila duke se do të zgjasë edhe për ca kohë, raporton “Daily Mail”.

Gjyqi fillestar vendosi që Berlusconi t’i jepte 3 milionë euro në muaj Larios, e cila ka tre fëmijë me Berlusconin, por pas apelimit shuma u reduktua në 1.4 milionë euro në muaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.