Naked City
Kim Kardashian do të sigurojë të pasmet saj.
Siç duket Kim e ka bindur Kanye West, partnerin e saj për të siguruar të pasmet e saj gjigante.
Ashtu edhe famen e saj e ka arritur nga të pasmet gjigante që ka bukuroshja Kim Kardashian, prandaj ajo ka vendosur t’i sigurojë ato!
Leonardo DiCaprio, pushime me të dashurën.
Aktori i mirënjohur, Leonardo DiCaprio është fotografuar me të dashurën Toni Garrn në një resort luksoz, pas një nate të kaluar jashtë në shoqërinë e modeles Nina Agdal. Ai ishte parë në një klub nate me modelen e Sport Illustrated Nina Agdar. Por duket se Leo pavarësisht asaj që u tha në media është kthyer sërish në krahët e të dashurës së tij Toni Garrn dhe kanë kaluar disa ditë pushimi së bashku në shoqërinë e njëri-tjetrit, në një resort turistik skish në Couchevel në Francë.
Gëzuar ditëlindjen Rihanna !
Robyn Rihanna Fenty ka lindur në Saint Michael, në Ishujt e Barbados në 20 shkurt 1988. Kështu sot ajo feston 26 vjetorin e saj.Duke gjykuar nga postet e saj në Instagram, ylli i muzikës pop duket se nuk e pranon dot faktin, që ka jetuar rreth çerek shekulli, duke pasur në plan për të bërë një festë ‘të paharrueshme’ me miqtë e saj më të mirë.
Modelja me forma bombastike pas ndërhyrjeve në gjoks.
Modelja magjepsëse nga Anglia Lauren Goodger zbuloi se muajin e kaluar kishte çuar dëm 6000 paund në një dietë, e cila i ka ulur volumin e gjoksit, qëështë një nga asetet më të mira për të cilat mbahet ylli televiziv anglez.
Pikërisht për këtë arsye, Lauren Goodger, bëri një implant të ri dhe tani është shumë krenare për asetet e saj të reja , të paktën ashtu dukej në shfaqjen e saj me gjoks të madh dhe me një fustan të hapur, të martën në mbrëmje.
Jennifer Lopez nuk ka të ndalur.
Është e dallueshme për shfaqjet në skenë dhe mënyrën se si zgjedh të vishet për të nxjerrë në pah asetet fizike. Jennifer Lopez as këtë herë nuk na ka zhgënjyer. U fotografua ndërsa mbërrinte në Hollivudin perëndimor të martën mbrëma e veshur me një fustan ngjyrë blu duke kënaqur paparacët dhe lënë pas për imagjinatën. 44 vjeçarja është në gjendje të mirë fizike dhe po e menaxhon më së miri karrierën dhe jetën familjare.
Rita shkëlqen në BRIT Awards.
Thonë se dashuria është një gjuhë universale- por Rita Ora dhe Calvin Harris dukej se sonte flisnin me një tjetër gjuhë, jashtë O2 Arena-s së Londrës.
Çifti ishte në mesin e mysafirëve të parë që arriti në ceremoni dhe nuk hezituan që të bënin fotografi para ndarjes së çmimeve.
Këngëtarja kishte të veshur një fustan të firmës “Prada” të cilin e kishte përshtatur me smeralde të gjelbra.
Gruaja shndërrohet në kukull “Barbie”
Një grua e cila i ka kushtuar jetën transformimit të vetes në një Barbie është obesionuar të bëhet një kukull e vertëtë, duke iu nënshtruar hipnoterapisë për ta bërë veten e saj pa tru .
Blondie Bennett, 38 vjeç, nga Kalifornia, bën sesione një herë në javë për tu bërë më të lehtë e hutuar dhe e zbrazët.
Rita Ora e mrekullueshme, si një princeshë.
Rita Ora është shfaqur mbi tapetin e kuq të Elle Style Awards. Por kjo nuk i ndaloi të tjerët të kthejnë kokën pas, për ta parë dhe admiruar me gjithë bukurinë dhe hijeshinë e saj. Si një princeshë e vërtetë, Rita Ora është shfaqur mbi tapetin e kuq të Elle Style Awards. Këngëtarja 23 vjeçare dukej mjaft mirë me fustanin e bardhë dhe me rripin e zi në mes. Me buzët e kuqe si gjithmonë, gjithashtu edhe vetë Rita dukej se ndihej mjaft mirë me fustanin e saj të bardhë.
Rihanna: Nuk kam dashur të bëhem e famshme.
Superylli i muzikës, Rihanna, thotë se ajo kurrë nuk ka dashur të bëhet e famshme.
Krijuesja e hitit “Umbrella” bëri famë herët gjatë jetës së saj, pasi nënshkroi marrëveshjen e parë muzikore me Def Jam në moshën 17 vjeçe.
Por Rihanna, e cila të enjten (20 shkurt) mbush 26 vjet, ka zbuluar se të bëhet e famshme ndërkombëtarisht, kurrë nuk ka qenë qëllim i saj – por e gjithë për të cilën ajo interesohej ishte muzika.
Eva Longoria, magnet i meshkujve të rinj.
Aktorja e njohur Amerikane: Eva Longoria ka treguar se si ka dashur t’ia dëshmojë vetes, por edhe ish bashkëshortit të saj se si ajo mund të ketë secilin mashkull që e dëshiron. Sipas saj, fokusin e ka pasur tek meshkujt më të ri në moshë...