Naked City
Fejohet Christina Aguilera në ditën e Shën Valentinit !
Christina Aguilera është fejuar me të dashurin e saj Matt Rutler në ditën e Shën Valentinit.
Këngëtarja ka marrë një propozim nga i dashuri i saj gjatë ditës së djeshme, 14 shkurt, që njihet si dita e të dashuruarve, të cilin propozim e ka pranuar pa u menduar shumë.
Aguilera më pas e ka treguar unazën e saj të diamantit në faqen e saj në Twitter.
Nën fotografinë, ku dukeshin çifti duke u mbajtur dorë-për-dorë, me unazën e saj të re, ajo ka shkruar: “Ai më pyeti dhe unë i thashë...PO !!”.
Aktorja e njohur deklaron: Jam lesbike!
“Jam këtu sot sepse jam lesbike”. Kështu ka nisur bisedën e saj Ellen Page, aktorja e cila u bë e famshme falë rolit të vajzës-nënë në filmin “Juno”. Ajo ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga të rinjtë homoseksualë, duke gjetur rastin për të shprehur dhe prirjet e saj seksuale. “Mbase kështu mund të bëj edhe një farë diference. Shpresoj të ndihmoj edhe të tjerët të mund të bëjnë një jetë më të lumtur dhe më të qetë. Kjo që jam duke bërë tani, për mua është një detyrë morale dhe civile”,- është shprehur Page.
Miley Cyrus eros në skenë.
Është konsideruar prej shumë kohësh si një ndër femrat që po e ushqen publikun me asetet e asaja të fizike duke mos u kursyer. Këtë e ka bërë edhe në turneun e saj të fundit në Vankuver të Kanadasë. Të premten ajo ka kërcyer dhe kënduar në skenë duke lënë shumë pak për të imagjinuar dhe patjetër duke karikuar në maksimum fansat e saj të shumtë.
Erjon Veliaj, dasmë më 5 korrik me Ajola Xoxën.
Pas dasmës së Klajda Gjoshës, pak ditë pasi mori emërimin siministre në qeverinë “Rama”, një tjetër ministër i kabinetit qeveritar pritet të lidhë kurorë këtë vit. Ndonëse ata i njohim prej kohësh si çift, nuk ka shumë muaj që e kanë marrë vendimin për t’u martuar. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj do të martohet këtë korrik, me avokaten sharmante Ajola Xoxa, të cilën e kemi njohur fillimisht si personazh televiziv.
Tuna “Babe” këngë për Cozman.
Në ditën e Shën Valentinit, Tuna ka lëshuar këngën e saj në YoutTube që titullohet “Babe”.
Këngëtarja dhe bukuroshja shkupjane këtë e ka publikuar vetëm si këngë (Audio) dhe ende nuk është përfunduar videoklipi sipas saj, shprehet ajo në Twitter.
Kënga e ka një tematikë dashurie dhe ju është kushtuar të dashurit të saj: Cozman, ku gjithashtu ajo postoj këngën edhe në Facebook.
Bukuroshet që harrojnë të veshin të brendshme.
Me kalimin e kohës gara e modës, që të brendshmet të shihen sa më pak nën veshje, u zhvendos në kategorinë “të gjithë të shohin se nuk kam të veshur të brendshme”.
Përpara prezantimit zyrtar të Grammy Awards, shumë yje kanë treguar veshjet e tyre. Nuk ka dyshim mbi shijet e tyre të modës, por mendohet se këto bukuroshe kanë vendosur të zbulojnë kudo dhe gjithmonë të gjitha çfarë kanë.
Rita Ora apo Marilyn Monroe ?!
Është konsideruar si një kameleon me ndryshimet e saja të shpeshta e të herë pas hershme. Rita Ora e ka zbuluar sëfundi edhe një tjetër fotografi të postuaronline të premten. U ka treguar fansave të saj se kërkon ti ngjasojë të famshmes Marilyn Monroe nën modelin e kopjos që i bëri edhe Madona në vitet 90’.
Rihana në kopertinën e Vogue.
Është vetëm 25 vjeçare por Rihana aktualisht ka realizuar fotografinë e katërt në kopertinën e revistës Vogue. Bukuroshja nga Barbadosi është shfaqur thuajse pa make up dhe është në fazën e parë të revistës në muajin Mars, një edicion me 648 faqe nëtotal. Ajo arrin gjithnjë të bëjë për vete median dhe publikun e nuk ka zhgënjyer as këtë herë nisur nga këto foto.
Megan Fox, së shpejti nënë për herë të dytë.
Me siguri që këtë Shën Valentin, aktorja Megan Fox dhe bashkëshorti i saj Brian Austin Green, nuk do e harrojnë lehtë. Kjo pasi aktorja 27 vjeçare solli sot në jetë fëmijën e dytë të çiftit. Deri më tani mësohet se Megan ka lindur djalë dhe që të dy gëzojnë shëndet të plotë. Kujtojmë këtu se ky është fëmija i dytë për aktoren në 17 muaj.
Shën Valentini, dy çifte vajzash puthen në mes të Prishtinës.
Katër vajzat sot në qendër të Prishtinës, në Sheshin Nënë Terezë, kanë shkëmbyer puthje me njëra-tjetrën.
Kjo është bërë duke marrë shkas nga dita e Shën Valentinit, festës së të dashuruarve që festohet sot në gjithë botën.
Haveit ёshtё grup i katёr vajzave tё cilat shkojnё pёrtej kёnaqёsive momentale, pёrtej rregullave moraliste dhe refuzojnё tё pajtohen me gjёrat qё i servohen.
“Ne nuk do tё bёjmё asgjё mё shumё veçse t’i tregojmё tregimet tona e tё juaja!”, thonë vajzat për veten.