Aktorja e njohur deklaron: Jam lesbike!
“Jam këtu sot sepse jam lesbike”. Kështu ka nisur bisedën e saj Ellen Page, aktorja e cila u bë e famshme falë rolit të vajzës-nënë në filmin “Juno”. Ajo ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga të rinjtë homoseksualë, duke gjetur rastin për të shprehur dhe prirjet e saj seksuale. “Mbase kështu mund të bëj edhe një farë diference. Shpresoj të ndihmoj edhe të tjerët të mund të bëjnë një jetë më të lumtur dhe më të qetë. Kjo që jam duke bërë tani, për mua është një detyrë morale dhe civile”,- është shprehur Page.
Add new comment