Erjon Veliaj, dasmë më 5 korrik me Ajola Xoxën.
Pas dasmës së Klajda Gjoshës, pak ditë pasi mori emërimin siministre në qeverinë “Rama”, një tjetër ministër i kabinetit qeveritar pritet të lidhë kurorë këtë vit. Ndonëse ata i njohim prej kohësh si çift, nuk ka shumë muaj që e kanë marrë vendimin për t’u martuar. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj do të martohet këtë korrik, me avokaten sharmante Ajola Xoxa, të cilën e kemi njohur fillimisht si personazh televiziv.
Çifti simpatik, jeton prej më shumë se shtatë vitesh një bashkëjetesë të lumtur, e cila do të kurorëzohet me martesë më 5 korrik të 2014-ës në Gjirokastër, qytet të cilin të dy e duan shumë. Ai është deputet i zonës, ndërsa ajo mendon se Gjirokastra është vendi ideal për të kaluar pushimet. Kjo është arsyeja kryesore pse kanë zgjedhur që celebrimin e dashurisë së tyre ta bëjnë në qytetin e gurtë. “Nuk ka lidhje me politikën. Mendoj që është mirë që të gjithë të shkëputemi pak një fundjavë atje. Nuk besoj se do të bëj pushime mjalti”, – ka thënë Erion Veliaj një javë më parë, në rubrikën e Mira Kazhanit. Miq të afërt të çiftit thonë se, megjithëse duken të shkujdesur, të dy kanë filluar të mendojnë seriozisht për organizimin e ceremonisë.
Comments
Bravo një çift simpatik zoti
<p>Bravo një çift simpatik zoti ju dhëntë një jetë të lumtur</p>
Add new comment