Naked City

Sharon Stone…kjo femër nuk di të plaket!

Postuar në 19 Shkurt, 2014 06:24

Sharon Stone thotë se ka qarë shumë ditën kur e kuptoi se po plaket por ndonëse është 55 vjeçare vazhdon të jetë provokuese. E ka shijuar karrierën e saj në dy dekada dhe pavarësisht viteve që ikin, nuk ka ndërmend të ndalojë. Ylli i Basic Instinct vjen në kopertinën e revistës “Shape” më e nxehtë se asnjëherë.

Demi Moore gjen të dashur tjetër, tanimë 23 vjeçar

Postuar në 19 Shkurt, 2014 06:12

Është e njohur për faktin se ka preferuar të krijojë raporte me meshkuj shumë më të ri në moshë krahasuar me të sajën. Ashton Kutcher ishte jo pak por 16 vite më i vogël dhe marrëdhënia mori fund pak vite më parë. Megjithatë, Demi Moore tanimë mund ta thyejë rekordin e saj nëse e besojmë raportimin e Popdust. Aty thuhet se 51 vjeçarja Demi dhe Alex Pettyfer i cili është 23 vjeç kanë nisur një romancë. Ndonëse 28 vite diferencë moshe ata janë parë në Los Anxhelos në një flirtim të pashmangshëm.  

Katy Perry “Femra e Vitit”.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 04:28

Katy Perry ka fituar çmimin "Femra e Vitit" në ceremoninë “Elle Style Awards” të zhvilluar mbrëmë.

Vitin e kaluar ajo hodhi pas krahëve problemet në jetën personale pas ndarjes me Russell Brand dhe iu përkushtua karrierës muzikore duke u shpërblyer në një prej këngëtareve me fitimet më të mëdha.

Dhe së fundmi mbërrin një tjetër sukses për Katy Perry. 29-vjeçarja u kurorëzua “Femra e Vitit” në ceremoninë e “Elle Style Awards” mbrëmjen e së martës.

Çmimi iu dorëzua këngëtares nga Kylie Minogue.

 

Zhvishet futbollistja Alex Morgan.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 02:47

Lojtarja dhe bukuroshja SEX-i Amerikane Alex Morgan ka pozuar për 50 vjetorin e “Sports Illustrated”.

Konsiderohet si futbollistja më SEX-i apo më sensuale në botë. Alex Morgan, është 24 vjeç dhe ka pranuar të bëhet protagoniste e një zhveshjeje pothuajse integrale për 50 vjetorin e revistës Amerikane “Sports Illustrated Swimsuit”. ka konfirmuar DailyMail

 

Lady Gaga skandalizon rrugët e New Yorkut.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 02:34

Lady Gaga është shfaqur në rrugët e New York me nje paraqitje e cila nga shumë persona nuk është perceptuar si normale.
Kengetarja ishte e veshur me të zeza, një palë geta, një kostum transparent në disa pjesë ntë trupit dhe një palë sandale me taka shumë të larta. Pavarësisht se ishte mbrëmje ajo kishte preferuar që t`i fshihte sytë pas syzeve. Ajo kishte vendosur dhe një paruke të gjatë pothuajse deri në fund të këmbëve.

Kjo është 60-vjecarja më seksi në botë?!

Postuar në 18 Shkurt, 2014 14:59

Konsiderohet ndoshta si gjyshja më seksi në botë! Christie Brinkley nuk kishte asgjë për t’i pasur zili modeleve 20-vjeçare. Ajo ishte e pranishme në festën e organizuar nga revista e “Svvimsuit Illustrated”, me rastin e 50-vjetorit të themelimit të saj.
Ajo nuk vjen nga hiçi, pasi është një prej yjeve të së shkuarës së kësaj reviste, Brinkley vazhdon të shkëlqejë dhe të dëshmojë për linja të saj të pabesueshme, duke marrë parasysh faktin se ajo është më e vjetër se vetë revista….
Brinkley festoi pikërisht 60-vjetorin e saj të lindjes, tashmë si një gjyshe e bukur dhe sexy.

Princeshë dhe modele.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 13:59

Nga Kendra Spears, 25-vjeçarja që shihni në këtë foto u shndërrua në vitin 2013 në Salëa Aga Khan.

 

 

Supermodelja amerikane u martua vitin e shkuar me princin indian Rahim Aga Khan, anëtar i familjes mbretërore indiane, por kjo nuk do të thotë se e reja ndryshoi tërësisht statusin e saj.

Prezantuesja shqiptare që po çmend mediat e huaja.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 12:31

Momentalisht ajo është eksporti më i bukur i Shqipërisë në mediat e huaja. Rrallë mund të shohësh kaq shumë shkrime sa ato për Marina Vjollcën, prezantuesen bukuroshe nga Shqipëria.
Cfarë ka ndodhur që ka ndezur rrjetet sociale, kryesisht në Britaninë e Madhe?
Fillimisht spekulimi se Marina Vjollca është arsyeja pse Adnan Januzaj do të vijë të luajë për Shqipërinë.
Kjo është nxitur edhe nga një foto- ftesë e Vjollcës me flamurin kuqezi. Më pas dikush ka hapur llafin se ajo është fizioterapistja e ekipit kombëtar të Shqipërisë.

Ronaldo dhe Irina, çifti më i bukur i 2013.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 12:21

Futbollisti portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe modelja ruse Irina Shayk janë kurorëzuar si çifti më i bukur i vitit 2013.
“Daily Mail” ka shpallur Ronaldon dhe modelen ruse Shayk si çiftin që ka shkëlqyer më shumë për vitin që lamë pas, ndërsa kanë lënë pas çiftin tjetër të famshëm Victoria e David Beckam, të cilët e kanë fituar këtë “trofe” më shumë se çdo çift tjetër.

Kukulla Barbie mbush 50 vjeç!

Postuar në 18 Shkurt, 2014 07:16

Modele e aktore nga më të famshmet e momentit u mblodhën  në Nju Jork për të festuar 55 vjetorin e krijimit të kukullës simbol i bukurisë “Barbie”, bën të ditur Agjencia Italiana e Lajmeve, ANSA. Modelja Irina Shayk, (e dashura e Ronaldos), Christie Brinkley, Daniela Pestova ishin disa nga yjet e pranishëm në këtë event.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City