Kukulla Barbie mbush 50 vjeç!

Postuar në 18 Shkurt, 2014 07:16

Modele e aktore nga më të famshmet e momentit u mblodhën  në Nju Jork për të festuar 55 vjetorin e krijimit të kukullës simbol i bukurisë “Barbie”, bën të ditur Agjencia Italiana e Lajmeve, ANSA. Modelja Irina Shayk, (e dashura e Ronaldos), Christie Brinkley, Daniela Pestova ishin disa nga yjet e pranishëm në këtë event.

Barbie, e cila është në dollapet  e vajzave prej 55 vitesh është padyshim kukulla më e famshme në botë. Që kur doli në treg për herë të parë në vitin 1959-të, kukulla e prodhuar nga Mattel, ka vjedhur zemrat e vajzave në të gjithë botën me bukurinë dhe trendin e saj.

Ajo prodhohet prej 55 vitesh dhe gjithmonë rinovohet dhe mbetet më e shitura. Prodhuesit e firmës thonë se ajo ka korrur gjithmonë sukses gjatë gjithë këtyre viteve sepse përfaqëson të gjitha ëndrrat e vajzave.” Përmes Barbiet, vajza mund të imagjinojnë, pak rëndësi se në ç’vend të botës jetojnë’, thotë një nga përfaqësues e firmës që prodhon kukullën duke shtuar se “Barbie ka qenë gjithmonë plot me vlera dhe kreativitet, kështu që një prej gjërave që po bëjmë është sigurimi i ideve të reja të cilat përballen edhe me realitetin ekonomik. Ditëlindja zyrtare e Barbit në fakt është në 9 mars, por festimet ketë vit do të zgjsasin mbi një muaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.