Naked City

Ergi Dini fiton “X Factor Albania 3″

Postuar në 24 Shkurt, 2014 03:36

Këngëtari i ri nga Shkodra, Ergi Dini, është shpallur fitues i edicionit të tretë të ‘X Factor Albania’.
Kjo eshte hera e dytë që një konkurrenti i Tunës shpallet fitues i këtij spektakli talentesh.
Garën e finales se mbremshme e hapi Sarah Memmola me këngën “Gli uomini non cambiano”.
Senadi erdhi me “Bed of Roses” të “Bon Jovi”, ndërkohë që Ergi performoi këngën e tij të preferuar “Man’s World”.

Stilisti kërkon $30 mln dëmshpërblim nga Minaj.

Postuar në 24 Shkurt, 2014 03:29

Ish-stilisti i Nicki Minaj, Terrence Davidson, ka ngritur padi kundër këngëtares për shitjen e parukave të bazuara në dizajnet e bëra nga ai.

Davidson kërkon nga këngëtarja dëmshpërblim prej 30 milionë dollarësh.

Stilisti ka punuar për Minaj nga viti 2010 deri në vitin 2013 dhe asokohe kishte bërë paruke për videoklipet muzikore të 31-vjeçares.

Ai thotë se këngëtarja tash përmes një faqeje interneti i shet parukat me dizajn të tij, ndërsa më herët ka refuzuar që ta përfshijë stilistin në këtë biznes.

Rihanna dhe Eminem bashkë në turne.

Postuar në 23 Shkurt, 2014 14:05

Siç ka paralajmëruar artisti i njohur Eminem, ai dhe këngëtarja Rihanna do të bëjnë bashkë një mini turne, në suksesin e të cilës nuk dyshon askush.

Kjo turne pritet të bëhet në fund të verës së këtij viti, ndërsa përgatitjet e dy artistëve tashmë kanë filluar...Pas inçizimit të këngës tjetër të përbashkët “The Monster”, Rihanna dhe mbreti i rap-it Eminem kanë vendosur të bashkojnë forcat me një mini turne bashkë i cili do të bëhet në fund të verës së këtij viti.

 

Ndahen Blero dhe Teuta Krasniqi?!

Postuar në 23 Shkurt, 2014 10:47

Çifti Teuta Krasniqi dhe Blero Muharremi, tashmë janë shkurorëzuar. Burime të KosovaPress brenda Gjykatës bëjnë të ditur se ata tashmë i kanë dhënë fund martesës së tyre, të paktën sipas letrave.
Sipas procedurave, të dy janë pajtuar që ti japin fund martesës dhe tashmë e kanë nënshkruar. I kontaktuar ngaKosovaPress, Blero mohon një gjë të tillë.
“Kjo është e re për mua, nuk është aspak e vërtetë, disa fjalë qarkullojnë por tash çfarë të bëjmë, ne njerëzve nuk mund të ju mbyllim gojën, sot po e dëgjoj këtë”, ka thënë ai.

Në maj albumi i ri i Chris Brown.

Postuar në 23 Shkurt, 2014 06:59

Pritja ka marrë fund. Pas shumë shtyrjeve, Chris Brown ka konfirmuar datën e lansimit të albumit të tij të ri të shumëpritur, “X”.

Albumi i ri do të lançohet më 5 maj, që koinçidon me ditëlindjen e 25-të të reperit.

“X është larg albumi im më i mirë deri tani... Datën ia kam vënë për 5 maj”, ka konfirmuar Breezy në Twitter.

Albumi tashmë i ka të lançuara këngët “Fine China”, këngën me vokalet e Aaliyah “Don’t Think They Know”, “Love More” me Nicki Minaj dhe “Loyal në bashkëpunim me Lil Wayne, French Montanan dhe Too $hort.

Eliza Dushku vjen me një ndryshim.

Postuar në 23 Shkurt, 2014 06:51

Eshtë bërë trend që artistet tona shqiptare të na befasojnë, e sidmos me llok-un e tyre.

 

 

Për një kohë të gjatë jemi mësuar që Elizën ta shohim me ngjyrën e flokëve më të hapur, pra dukë anuar në bjonde, por aktorja tani i është rikthyer ngjyrës më të mbyllur pra brune.

Ajo këtë e bëri të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku duket shume bukur me pamjen e re, kështu duke shtuar

#brunetteisback. 

Princi arab paguan 30 mln dollarë për një muaj në Maldive!

Postuar në 22 Shkurt, 2014 14:37

Princi i Arabisë Saudite ka rezervuar të tre resortet e ishullit Maldive, vetëm për vete. Kjo u ka prishur planet e pushimeve shumë turistëve të tjerë.
Salman bin Abdulaziz al-Saud njoftohet se ka paguar 30 milionë dollarë për të prenotuar nga 19 shkurti deri më 15 mars.
Sipas mediave, 78-vjeçari do të udhëtojë drejt Maldiveve bashkë me një anije për ndihmë mjekësore, jaht luksoz dhe më shumë se 100 truproja.
Princi ka rezervuar në minutat e fundit dhe kjo gjë ka zemëruar pushuesit e zakonshëm, të cilëve u është anuluar rezervimi.

Gjendet e vdekur prezantuesja Charlote Dawson.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 14:28

Charlotte Dwason është gjetur e vdekur. 47 vjeçarja e lindur në Zelandën e Re dhe e njohur si modele  e prezantuese televizive, vuante së fundi ngadepresioni ndërsa u gjet e pajetë në shtëpinë e saj mëngjesin e së shtunes. Policia konfirmoi lajmin për Mail Online Nuk ka ende një shkak zyrtar të vdekjes së saj ndërsa po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.  

Dafina Zeqiri përsëri na befason!

Postuar në 22 Shkurt, 2014 10:47

Bukuroshja shqiptare Dafina Zeqiri nuk ndalet me befasit e sajaAjo përsëri ka ndryshuar stilin e flokëve. Në njërën nga fotografitë të postuara nga vetë këngëtarja në Instagram ajo është e lumtur me lookun e ri.''Just because I feel like It #RedAndOrange@kacilleshi".

 

 

 

 

Ky ndryshim ju ka pelqyer mjaft edhe fansave, ajo ka marr komplimente të shumta në këto fotografi.

Amy Winehouse , fitime rekord edhe pas vdekjes.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 09:07

Këngëtarja Amy Winehouse e cila ka ndërruar jetë me 23 qershor të vitit 2011, edhe pas vdekjes vazhdon të fitojë shuma të mëdha të hollash.
Kompania Cherry Wesfield të cilën e drejtojnë prindërit e të ndjerës ka fituar më shumë se dy milionë dollarë. Këtë e ka raportuar revista e njohur ‘The Sun”.
Gjithashtu pas vdekjes së saj albumi ‘Back to Black” është shitur në 1.7 milionë kopje, ndërsa edhe më shumë se kaq të holla janë fituar me kërkesa të ndryshme të së drejtës së përdorimit të këngëve të saj e imazhit të saj.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City