Amy Winehouse , fitime rekord edhe pas vdekjes.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 09:07

Këngëtarja Amy Winehouse e cila ka ndërruar jetë me 23 qershor të vitit 2011, edhe pas vdekjes vazhdon të fitojë shuma të mëdha të hollash.
Kompania Cherry Wesfield të cilën e drejtojnë prindërit e të ndjerës ka fituar më shumë se dy milionë dollarë. Këtë e ka raportuar revista e njohur ‘The Sun”.
Gjithashtu pas vdekjes së saj albumi ‘Back to Black” është shitur në 1.7 milionë kopje, ndërsa edhe më shumë se kaq të holla janë fituar me kërkesa të ndryshme të së drejtës së përdorimit të këngëve të saj e imazhit të saj.
Ndërkaq bëhet e ditur se një pjesë e fitimit të këtyre të hollave shkon në fondacionin i cili mban emrin ‘Amy Winehouse’ e cili përkujdeset për shërimin e personave që janë të varur nga droga e alkooli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.