Naked City
Të dashuruarit deri në... Afërdita & Jakob!
Afërdita Dreshaj e ka pranuar se është e dashuruar në çekun Jakob.
Më në fund Afërdita e ka pranuar se është e dashuruar përkundër mohimeve për një kohë të gjatë pas ndarjes nga Shpati ku sillej si beqare.
Fotot e fundit të postuara në Instagram nga ana e hokeistit çek tregojnë se sa janë të dashuruar që të dy, shkruan Express.
E mrekullueshmja: Margot Robbie në “ELLE Magazine”
Margot Robbie është aktorja më e përfolur kohën e fundit në Hollivud, falë rolit të saj në filmin e Martin Scorsese “The Wolf of Wall Street”.
Që pas performancës në krah të Leonardo DiCaprio në këtë film, 23-vjeçarja ka oferta të panumërta për intervista dhe sete fotografike.
Ndryshimi i Margot Robbie.
Të gjithë e njohin si bjondja e mahnitshme e filmit ‘The Wolf of Wall Street’, por në tapetin e kuq të çmimeve Oscar, Margot Robbie u shfaq me një ndryshim rrënjësor.
Aktorja 23-vjeçare kishte lyer flokët për xhirimet e një filmi të ri duke u shndërruar në një brune po aq mahnitëse.
Schwarzenegger, : “Terminator 5” do të jetë fantastik,
Legjenda filmave aksion, Arnold Schwarzenegger, është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me skenarin e vazhdimit të radhës të filmit për Terminatorin.
Aktori i famshëm për herë të fundit e ka luajtur rolin e robotit vrasës në vitin 2003 (“Terminator 3: Rise of the Machines”), ndërsa filmi i vitit 2009, “Terminator: Salvation”, u xhirua pa të (me Christian Bale e Sam Worthington në rolet kryesore).
Tash ai është kthyer dhe do të luajë në filmin e pestë, “Terminator: Genesis”, që pret të jetë fantastik.
Fotoja e Oscar që theu rekordin.
E besoni apo jo, një vetëshkrepje aktorit Bradley Cooper e cila është postuar ne adresën zyrtare të koleges së tij komedianes dhe moderatores së njohur Ellem DeGeneres, ka pasur një vëmëndje maksimale nga ndjekësit e sajë në Twitter dhe jo vetëm. Mësohet se në më pak se një orë, fotoja është pare e shpërndare nga 1 700 000 njerëz. Fotoja ka thyer dhe rekordin e Barack Obamës me 778 000 mijë klikimeve në një orë, e përveç të tjerash ka krijuar një trafik të madh në internet, saqë e ka bllokuar dhe adresën për pak kohë.
Danielle Lloyd, super seksi me pushime pa bashkëshortin.
Danielle Lloyd ka ndezur thashethemet për një kolaps të martesës së saj, pasi është parë të kalojë pushimet pa burrin e saj – dhe pa unazën e saj të dasmës.
Zeshkanja është fotografuar në një resort luksoz në ishullin e Carpe Verde të shtunën, në formë të mrekullueshme. Sipas “The Sun”, modelja Danielle Lloyd ka rritur interesin e saj për lojtarin e Wolverhampton Wanderers, Jamie O’Hara.
E veshur me bikini ngjyrë të zeza dhe shumë seksi, Danielle është parë duke kaluar kohë me tre fëmijët e saj, ndërsa ka bërë pushime qetësuese në Melia Torguga Beach Resort.
Oscar: Triumfojnë 12 Years a Slave dhe Gravity.
Drama historike ’12 Years a Slave’ ka fituar çmimin e filmit më të mirë të vitit në edicionin e 86 të mbrëmjes së çmimeve Oscar, ndërsa filmi ‘Gravity’ ka marrë më shumë çmime, plot shtatë.
Regjisori i ‘Gravity’, Alfonso Cuaron, u bë i pari latin që fiton Oscar për regjinë më të mirë duke ia shtuar këtë çmim 6 të tjerëve që filmi me protagoniste Sandra Bullock mori mbrëmjen e së dielës (të gjitha për aspekte teknike).
“Lufta” e fustaneve në Oscar 2014.
Është nata më e madhe e “showbiz”-it në planet dhe aktoret që parakalojnë në tapetin e kuq të mbrëmjes së çmimeve Oscar shfaqin gjithmonë veshjet e tyre më të mira gjatë kësaj mbrëmjeje.
Ja pamja e yjeve të kinematografisë në tapetin e kuq.
Sonte nata e çmimeve “OSCAR”
Eventi më i rëndësishëm kinematografik botëror i vitit, “The Oscars”, që do të zhvillohet në Los Angeles, do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në kanalet T+, Plus HD dhe My Music të “Digitalb” për publikun shqiptar.
60-vjecarja e papërmbajtshme: Kam fjetur me 15 burra në vit!
Gazetarja Monica Porter, 61 vjecc, nga Londra ka thënë se fjetur me mbi 15 meshkuj në vit, shumica e tyre nën moshën 30 vjec, ndërkohë qe ka provuar të flejë edhe me dy partner në të njejtën ditë.
Ajo shprehet se ka zbuluar në moshën 60 që është e papërmbajtshme për burrat në moshën 20-30 në kërkim të një seksi pa kufizime.
Kjo grua i ka njohur meshkujt të gjithe on line në internet dhe 11 prej tyre nuk kalonin 30 vjec.