Naked City
Butler nuk e ka gjetur ende dashurinë.
Aktori skocez, Gerard Butler, ka pranuar se akoma është në pritje të ‘femrës së duhur’.
Ai ka pranuar se gjatë jetës ka njohur shumë femra, porse nuk e ka gjetur atë femrën e veçantë me të cilën do ta kalonte jetën.
“Ende nuk e kam takuar princeshën e duhur. Kjo nuk do të thotë se nuk kam takuar shumë princesha gjatë jetës, por jo atë të vetmen”.
“Ose ndoshta e kam takuar dhe ajo do të më kthehet dikur në jetë. Gjithçka është mundur. Por, a e shoh të duhurën tani? Përgjigja, fatkeqësisht, është jo”, ka deklaruar 44-vjeçari për Mail on Sunday.
Khloe Kardashian i bёn tё gjithё ta kthejnё kokёn.
Ёshtё Khloe Kardashian dhe kaq mjafton pёr ta kuptuar se ёshtё pjesё e familjes ndoshta ndёr mё mediatiket nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs.Mёnyra e tё veshurit tё Khloe ka bёrё qё shumёkush tё kthejё kokёn pas pёr tё mos e humbur. Pantallonat e shkurtra kanё bёrё qё tё mbetet pak pёr tu imagjinuar.
Tuna është Zogu më i shtrenjtë !
Aq shumë ka bërë sa po nis e po i ha. Këngëtarja Tuna, ka vendosur që ta imitojë Albërie Hadërgjonajn, e cila para pak kohësh postoi një foto me një grumbull parash.
Tuna, fotografinë me para ka vendosur ta realizojë e shtrirë në shtrat. Madje ajo e ka mbuluar edhe gojën me 100 euro
Së fundmi, një foto e publikuar në profilin e saj në Istagram e tregon këngëtaren me disa qindra euro. Ajo ka parapëlqyer ta quajë këtë foto si “Money Shower”.
Fansat kritikojnё Luanёn: Nuk ke zё pёr tё kёnduar
Luana Vjollca ka publikuar kёtё javё klipin e saj “Askush s’do ta besojё” qё ka ngjallur shumё reagime nё rrjetet sociale. Edhe pse moderatorja prej 8 vitesh e disa programeve dhe spektaleve muzikore nё Top Channel deklaroi pak ditё mё parё se me kёtё baladё tashme I ka hyrё seriozisht muzikes, janё fansat ata qё nuk e kanё marrё aspak seriozisht Luanёn si kёngёtare.
Binjaket qё ndajnё gjithçka… edhe tё njёjtin mashkull!
Lucy dhe Anna DeCinque janё dy 28 vjeçaret qё ndajnё tё njёjtёn punё, tё njёjtёn makinё dhe kanё madje tё njёjtat interesa edhe nё dashuri. Janё motranga Perth i Australisё dhe prej njё viti ndajnё tё njёjtin mashkull. Dёshira pёr tu veshur njёsoj u nisi nё fёmijёri dhe vazhdoi edhe nё adoleshencё. Kanё kryer edhe ndёrhyrje kirurgjikale pёr tё qenё njёsoj nё çdo element dhe tanimё nuk ndajnё asgjё nga njёra tjetra, frekuentojnё edhe tё njёjtin njeri nё shtrat.
Nicole Scherzinger, foto me humor në plazh.
Nicole Scherzinger ka fituar një qasje shumë më serioze së fundmi, që kur është shndërruar në gjyqtare të “X Factor” në Britaninë e Madhe.
Këngëtarja e lindur në Hauai e la veten të lirë, duke përqeshur veten në një fotografi të pushimeve të saj të fundit.
35-vjeçarja, protagoniste e një lidhje tepër të ngatërruar me pilotin e Formulës 1, Lewis Hamilton, tregoi gjithashtu se ndonëse vitet kalojnë, ajo vazhdon të ruajë të njëjtën bukuri si gjithmonë.
Shakira: Pique nuk më lejon të kem meshkuj në klipe.
Shakira ka zbuluar se partneri i saj, Gerard Pique, nuk i lejon asaj që të ketë meshkuj në videoklipet muzikore.
Bukuroshja 37-vjeçare e “She Wolf” ka thënë se natyra xheloze e futbollistit e ka bërë që t’i ndalojë meshkujt në videot e saja.
“Është shumë xheloz”, ka thënë ajo për revistën “Billboard”. “Meqenëse nuk më lejon meshkuj në video... më duhet t’i bëjë ato skena me femrat”, ka shtuar ajo, duke iu referuar bashkëpunimit të saj të fundit me Rihannan.
Lorik Cana vendos të martohet me të dashurën Monica.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i jep fund beqarisë duke vendosur të martohet. Dasma është planifikuar të bëhet në muajin qershor dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe i ati i Lorikut, Agim Cana, në një intervistë dhënë për mediat italiane. Ndërsa mes shumë batutash e ka pranuar edhe vetë Loriku. Muaj më herët, duke folur për mediat atje, Loriku e ka bërë të ditur se është përshtatur shumë mirë me realitetin e kryeqytetit italian edhe falë njohjes me Monikën. “Me Monikën jemi njohur prej më shumë se dy vitesh. Ajo është studente për Arkitekturë.
Sondazhi: Kelly Brook femra më e preferuar për meshkujt.
Sipas një sondazhi tek meshkujt, femra ideale e preferuar duhet të jetë brune, e gjatë të paktën 1.65 centimetra, me numër gjoksi tresh, sy blu, pak e trukuar dhe që vesh xhinse të ngushta ose minifunde.
Cila është ajo femër të i ka të gjitha këto cilësi? Sipas meshkujve të intervistuar nga sondazhi i drejtuar nga Lovoo, site britanik për takime online, femra ideale rezulton të jetë Kelly Brook!
Modelja, aktorja dhe prezantuesja e famshme britanike duket se është imazhi i femrës ideale për meshkujt.
Angela Martini pushton revistat suedeze, foto me ish të dashurën e Jude Law.
Me disa foto dhe sekuenca të nxehta, Angela Martini ka tërhequr vëmendjen e revistave të huaja.
Modelja shqiptare e cila kohet e fundit është në lidhje intime me reperin Ledri Vula, së fundi ka pozuar për revistën suedeze Plaza Kvinna, ku shfaqet së bashku me modelen e njohur botërore Alicia Rountree.
Modelja që ka pozuar me Angela Martinin ka qenë e përfolur gjatë nga mediat rozë për lidhjen e saj me aktorin Jude Law.