Naked City

Pamela Anderson nuk ka nevojё pёr truproje.

Postuar në 12 Mars, 2014 14:22

Shumica e personazheve VIP paguajnё pёr tu ruajtur ndёrsa dalin nё ambiente publike. Pamela Anderson nuk e ka kёtё nevojё aspak pasi ja del mbanё tё ruhet nё njё tjetёr formё. Nё kёtё fotografi e gjeni pёrgjigjen pasi nё krah tё saj janё dy djemtё e saj, Dylan Jagger Lee dhe Brandon Thomas Lee. 

Cheryl Cole kthehet e turpëruar.

Postuar në 12 Mars, 2014 08:56

Ajo u largua nga X Factor rreth katër vjet më parë, dhe besohej se ajo ishte e gatshme të pushtonte Amerikën dhe të nis një karrierë ndërkombëtare.

Dhe tani Cheryl Cole duket tepër turpëruese, dhe kthehet në shesh.

Ajo po kthehet në një seri të ITV në shtunën në mbrëmje, me Simon Cowell, një njeri të cilin kohët e fundit ajo e kishte përbuzur.

Modelet që sjellin verën.

Postuar në 12 Mars, 2014 08:52

Vera ende nuk ka arritur por modelet e Victoria Secret kanë ngritur temperaturat.

Alessandra Ambrosio dhe Behati Prinsloo janë paraqitur me koleksionin e të brendshmeve të Sëim Collection 2014 në The London Hotel, në West Hollywood të martën.

Alessanda 32 vjeçare e paraqitur me bikini të bardha kishte veshur mbi një bluzë rrjetë të bardhë.

Justin Bieber dhe Selena Gomez rikthehen së bashku.

Postuar në 12 Mars, 2014 03:00

Çifti e ri Bieber-Gomez në fillim u shfaqën në shoqërinë e njëri-tjetrit në Texas,më pas në lagjen ku gjendet shtëpia e Justin Bieber dhe së fundmi Justin poston në “Instagram” klipe ku shfaqen të dy duke kërcyer sëbashku.

Veshur sport dhe në tingujt e “Ordinary People”të John Legend, çifti shfaqet më i dashuruar se kurrë. Është një kërcim sensual ku Selena bën të vështirën por më pas dorëzohet në krahët e Justin.

Kanë qenë keto klipe një mesazh nga i riu Justin Bieber për armiqtë e tij.

-“Ajo është e imja..Tani jemi bashkë.”

Nicki Minaj ekspozon diçka mё tepёr.

Postuar në 11 Mars, 2014 15:14

Nuk e ndjen aspak tё nevojshme Nicki Minaj qё tu fshihet paparacёve. Sёfundi ka ndarё njё set fotosh tё realizuara nё Meksiko ku ndodhet nё breg tё detit me rroba plazhi, sensuale siç zakonisht jemi mёsuar ta shohim.  

Bleona Qeretit, përsëri foto NUDO!!!

Postuar në 11 Mars, 2014 11:44

Me javë të tëra publiku po intrigohet për fotot NUDO të Bleona Qeretit, të realizuara në studion e fotografit të mirënjohur, Avni Selmani.
Fotografitë e tij si gjithmonë të lënë pa frymë. Prandaj, çdo koment është i tepërt. E vetmja që mund të themi është: pushojini pak sytë. Dhe, pritni pak për ato më të “zjarrtat”, që ekskluzivisht do të publikohen në portal. 
 

“Selfie” i Albërie Hadërgjonajt.

Postuar në 11 Mars, 2014 11:34

Ngritja e buzëve ende vazhdon të jetë “in”. Ndonëse shumë femra që në moshë janë më të reja, praktikojnë këtë stil për të bërë foto të ndryshme, shumë të tjera e bëjnë për tu dukur sa më “SEX-y” para të tjerëve.

Por, ajo që është "infektuar" së fundmi nga ky stil, është këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj.

Se çfarë e ka shtyrë këngëtarën në fjalë të "ngrejë" buzët .. por ndoshta mund ta ketë bërë thjeshtë për t'u dukur "funny" dhe jo për të "provokuar" të tjerët.

Ronaldo sërish shton peshë.

Postuar në 11 Mars, 2014 10:11

Ai është një prej futbollistëve më të famshëm, i cili pranoi që të merrte pjesë në një program televiziv në Brazil, gjatë të cilit brenda disa javëve humbi shumë kilogramë.

Falë atij programi, 37-vjeçari Ronaldo u kthye në formën e tij më të mirë, por tashmë duket se “Fenomeni” ka rifituar brenda pak kohësh të gjithë peshën e humbur.

Ish-sulmuesi i Interit, Realit, Barcelonës dhe Milanit, ndër të tjera, u fotografua në fundjavë në një klub të Londrës, në të cilin u duk sërish i majmur mirë.

Olivia Wilde: E pamundur të jem me aq meshkuj.

Postuar në 10 Mars, 2014 02:43

Aktorja e bukur, Olivia Wilde, beson se ajo kurrë nuk do të mundë të lidhej me aq shumë meshkuj sa kanë shkruar mediat, pasi do t’i nevojiteshin “katër jetë që të jetë me të gjithë ata”. Ylli i filmit “Tron: Legacy”, e cila në të kaluarën ka qenë e martuar me milionerin Tao Ruspoli dhe së fundi mediat e kishin lidhur me aktorin Bradley Cooper, beson se ajo nuk ka mundësi që të jetë në lidhje me aq shumë meshkuj që mediet e kanë lidhur, pasi as anatomia e saj nuk do ta përballonte këtë.

Angelina Jolie, tjetër ndërhyrje për të mposhtur kancerin.

Postuar në 09 Mars, 2014 15:34

Sërish një ndërhyrje kirurgjikale dhe më tej ankthi prej tumorit mund të marrë fund për Angelina Jolie.

Ky fakt është konfirmuar nga vetë aktorja në një intervistë për revistën “Entertainment Weekly”, në të cilën ajo nuk ka ngurruar që të falenderojë fansat për mbështetjen e dhënë ndaj saj.

Kujtojmë këtu se më 24 maj të vitit të kaluar Angelina lajmëroi në një artikull në “New York Times”, se i ishte nënshtruar një mastektomie të dyfishtë për të minimizuar rrezikun e kancerit në gjoks, sëmundje prej së cilës kishte vdekur edhe nëna e saj, por edhe tezja.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City