Angelina Jolie, tjetër ndërhyrje për të mposhtur kancerin.

Postuar në 09 Mars, 2014 15:34

Sërish një ndërhyrje kirurgjikale dhe më tej ankthi prej tumorit mund të marrë fund për Angelina Jolie.

Ky fakt është konfirmuar nga vetë aktorja në një intervistë për revistën “Entertainment Weekly”, në të cilën ajo nuk ka ngurruar që të falenderojë fansat për mbështetjen e dhënë ndaj saj.

Kujtojmë këtu se më 24 maj të vitit të kaluar Angelina lajmëroi në një artikull në “New York Times”, se i ishte nënshtruar një mastektomie të dyfishtë për të minimizuar rrezikun e kancerit në gjoks, sëmundje prej së cilës kishte vdekur edhe nëna e saj, por edhe tezja.

Aktorja 38 vjeçare është shprehur se, “Ka ende një operacion të cilit duhet ti nënshtrohem por që nuk e kam bërë ende. Por për të përballur edhe këtë provë do të marrë shembull nga personat e mrekullueshëm që kam njohur në këto muaj”.

Ndërkohë mësohet se partneri i saj Brad Pitt e mbështet në çdo nismë, edhe këtë herë, ashtu siç bëri për ndërhyrjen e dyfishtë në gjoks një vit më parë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.