Naked City
Rihanna tregon “zogun” në Los Angeles.
Kur Rihanna performon në skenë ose shijon një darkë jashtë, merr gjithë vëmendjen për zgjedhjet e veshjeve të saj.
Ajo kishte dalë për darkë mbrëmjen e së enjtes në një restorant në Los Angeles dhe kishte veshur një fund transparent, që binte shumë sy, me një palë të brendshme të ndritshme.
Ishte e dukshme se zgjedhja e atyre të brendshmeve ishte bërë për të tërhequr vëmendjen, meqë kishte zgjedhur ngjyrën rozë, në vend të të bardhës ose bezhës.
Madonna s`po plaket.
Këngëtarja Madonna është shumë e njohur për postimin e fotografive të nxehta nëpër rrjetet sociale, por kësaj here duket se e ka tepruar.
55-vjeçja pak më parë ka postuar një fotografi me të brendshme, derisa tregonte se trupi i saj është ende në formë.
“Po kërkoj dashurinë në vend të gabuar! Frika të bën që të fokusohesh më mirë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Gazetarja që “po çmend” futbollistët e Barcelonës .
Djemtë e skuadrës së Barcelonës këtë sezon kanë kaluar në disa sfida të vështira pasi kanë pasur edhe humbje të papritura apo dëmtime.
Megjithatë një vështirësi tjetër, krejt rozë duketse ka tërhequr vëmendjen e shumë djemve të skuadrës katalanase.Bëhet fjalë për superbukuroshen Ines Sainz, një femër ylli, gazetare në Katalunjë.
Vajza meksikane 35-vjeçe, e diplomuar në drejtësi u bë e famshme në të gjithë botës pas intervistës me Lionel Messin.
38 vjeçarja Kate Winslet ende plot sharm.
U bë e famshme më së shumti në rolin e saj si Rose Dewitt Bukater në filmin eJames Cameron “Titanic”. Kate Winslet u rishfaq plot sharm të martën mbrëma në LosAngeles në premierën e “Divergent”. Aktorja 38 vjeçare parakaloi në tapetin e kuq të Regency Village Theatre në Weswood të Kalifornias ndërsa fansat e shumtë dhe media e kanë bërë të ndalojë më shumë se sa e kishte menduar.
Kinë, qeni më i shtrenjtë në botë, shitet në ankand për 1,4 milion euro.
Në qytetin kinez të Hangzhout u organizua këto ditë një ekspozitë e kafshëve të “luksit”. Në këtë eveniment u shit në ankand edhe një qen rreth një vjeç për 1,4 milionë euro, duke shënuar kështu blerjen më të shtrenjtë për një kafshë.
“Shes virgjërinë për 400 mijë $”.
Kur vjen puna tek humbja e virgjërisë, shumica e femrave presin njeriun e duhur, ndërsa disa të tjera presin thjesht çmimin e duhur. Elizabeth Raine, 27 vjeç, ka vendosur të vendosë në një ankand online virgjërinë e saj dhe shpreson që të fitojë 400 000 dollarë në këmbim.
“Po e bëj këtë gjë për para’. Nuk kam asnjë lidhje emocionale me virgjërinë time dhe nuk më intereson si do e humb atë. Seksi është thjesht një akt fizik dhe asgjë më shumë sesa biznes”, tha vajza amerikane për ‘Daily Mail’.
Naomi Campbell përfekte edhe 43 vjeçare.
Modelja Naomi Campbell nuk ka ndërmend të ndalet. Është gati për të ofruar një tjetër imazh provokues në kopertinën e revistës Shape për muajin prill. Modelja britanike 43 vjeçare është intervistuar gjërë e gjatë edhe në lidhje me jetën dhe karrierën e saj. Campbell ka folur edhe për vitin fatkeq 1999 kur u detyrua të shkonte në një qendër rehabilitimi për të shpëtuar nga varësia ndaj kokainës.
Modelja, nënë e dy fëmijëve, mahnitëse në Brazil.
Modelja Alessandra Ambrosioështë një prej emrave më të famshëm në botë në fushën e pasarelave.
32-vjeçarja edhe pse është nënë e dy fëmijëve tregoi linjat e saj të mrekullueshme në Sao Paulo, në Brazil, në lëshimin e një linje të re të “Schultz”.
E veshur me një fustan të zi të shkurtër, Ambrosio dukej me të vërtetë sensuale në fotot e saj.
Dafina në gjyq me Besfort Hasanajn!
Edhe pse ka kohë që ky proces lidhur me të drejtat autoriale ka kohë që ka nisur, ai ende nuk ka përfunduar.
Vetë këngëtarja Zeqiri në një intervistë të para disa ditëve në radio Urban FM, konfirmoi se është në proces gjyqësor me Besfort Hasanajn.
Ajo deklaroi se nuk është takuar asnjëherë me Befsortin, por në fillim në kontakt me të ka rënë nërëpmjet familjes.
Zeqiri tha se dajtë e saj e kishin shok Besfortin në Gjermani dhe kështu kishte nisur bashkëpunimi.
Kim edhe stiliste. Linjë veshjesh për meshkuj!?
Superylli televiziv, Kim Kardashian, si duket është duke menduar që të nxjere ne treg linjë të veshjeve për meshkuj.
Ylli amerikan, që ka lancuar linjë veshjesh për fëmijë në tërësi, është duke menduar që të lancojë një linjë veshjesh për meshkuj.
“Ne po shpresojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen. Duke filluar nga fëmijët e vegjël”, ka theksuar Kim.
Kim Kardashian së fundmi ka ditur të mahnisë edhe publikun me linjat e saj të përkryera trupore.