Gazetarja që “po çmend” futbollistët e Barcelonës .
Djemtë e skuadrës së Barcelonës këtë sezon kanë kaluar në disa sfida të vështira pasi kanë pasur edhe humbje të papritura apo dëmtime.
Megjithatë një vështirësi tjetër, krejt rozë duketse ka tërhequr vëmendjen e shumë djemve të skuadrës katalanase.Bëhet fjalë për superbukuroshen Ines Sainz, një femër ylli, gazetare në Katalunjë.
Vajza meksikane 35-vjeçe, e diplomuar në drejtësi u bë e famshme në të gjithë botës pas intervistës me Lionel Messin.
Ines së fundi intervistoi edhe lojtarin e Espanyol Hector Moreno. Qëndrimi i kësaj vajze simpatike në ambientet sportive të stadiumit ku luan Barcelona sipas mediave spanjolle ka tërhequr vëmendjen e mjaft futbollistëve.
Add new comment