Naked City

Kur qeshin për herë të parë fëmijët.

Postuar në 25 Mars, 2014 13:30

Një studim anglez, i London Birkbeck University, ka treguar se mesatarisht të sapolindurit e dhurojnë buzëqeshjen e tyre të parë brenda 2 muajve të parë të jetës.

Ky studim është kryer mbi 1400 prindër nga 25 shtete të ndryshme, të cilët plotësuan një pyetësor lidhur me këtë moment kaq shumë të pritur, dhe që i emocionin të gjithë prindërit pasi më në fund shikojnë në fytyrën e të voglit, gëzim.

Rezultoi se mbi 90% e e fëmijëve buzëqeshin në 60 ditët e para të jetës, ku meshkujt duket se janë më të bujarë pasi qeshin më shpejtë.

Aktorja e roleve seksi: S`dua që meshkujt të më shohin si objekt!

Postuar në 25 Mars, 2014 13:11

Aktorja Scarlett Johansson ka fituar famë falë roleve seksi si ai në filmin ‘Lost in Translation’. Megjithatë në një intervistë për revistën ‘The Wall Street Journal’ aktorja thotë se nuk do që të shihet më si objekt dëshire.
“Është bukur të jesh e famshme, por unë nuk dua të jem më një objekt dëshire”, tha 29-vjeçarja, e cila po pret fëmijën e saj të parë.

Beyonce “ndez” Barcelonën me veshje provokuese.

Postuar në 25 Mars, 2014 08:40

Spanja ishte ndalesa e radhës e turit të këngëtares Beyonce, “The Mrs. Carter Show”.
Në koncertin e mbajtur në Barcelonë, Beyonce, e veshur në mënyrë provokuese, ka ndezur natën dhe ka elektrizuar qytetin meperformancën e saj.
Ajo ka kënduar hitet e saj, si gjithmonë të shoqëruara me një koreografi të realizuar në përsosmëri.

Cameron Diaz, njё trup pёr tu lakmuar.

Postuar në 24 Mars, 2014 15:51

Aktorja 41 vjeçare Cameron Diaz ka njё trup tё cilin çdo 20 vjeçare do ta kishte zili. Biondja ёshtё shfaqur me fizik atleteje ndёrsa demonstron asetet pёrfekte. Javёn e kaluar, ajo ishte nё Karaibe ku u fiksua nё kёtё set fotosh nё breg tё detit. 

Shakira me më së shumti fansa në FB.

Postuar në 24 Mars, 2014 10:48

Këngëtaren kolumbiane Shakira në Facebook e përcjellin 86.4 milionë njerëz nga e gjithë bota dhe kjo e vë në vendin e parë në mesin e shumë personaliteteve të famshme.

Në vendin e dytë është Rihanna e në të tretin Eminem.
Në mesin e shumë këngëtarëve e artistëve në top-dhjetëshe është edhe një futbollist, ai i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, të cilin e përcjellin 76.1 milionë njerëz.

Shakira ka deklaruar se gjithmonë ka dashur që të ketë shumë miq por kurrë as që e kishte ëndërruar se do t`i ketë mbi 85 milionë.

Jennifer Lopez është inspiruar nga ish bashkëshorti për albumin më të ri.

Postuar në 24 Mars, 2014 10:42

Ajo ka fituar zemrat e shumë njerëve qysh kur bëri hitin e saj 'If You Had My Love' në vitin 1999, por për Jennifer Lopez nuk mund të thuhet se ka ndryshuar shumë qysh nga ajo kohë. Ajo e ka sjellë një album 'seksi' po thuajse ende është në të njëjtën moshë.

44 vjeqarja e cila është ndarë nga bashkëshorti i saj në vitin 2011, Marc Anthony, prej kur ka filluar edhe albumin e saj të 10'të, ka vendosur të flas rreth tij.

Zonjat e Anglisë; edhe Rita Ora.

Postuar në 24 Mars, 2014 10:37

Brendi Mark & Spencer ka zgjedhur 'zonjat e Anglisë' për të prezantuar koleksionin e fundit të veshjeve serioze.

M&S ka mbledhur emrat si Baroness Lawrence,Rita Ora, Emma Thompson, Alek Wek, Lulu Kennedy, Rachel Khoo, Roma Agrawal.

"Këto janë zonjat të cilat i japin britanisë, petkun e hijeshisë dhe të guximit dhe e elegancës, përmes asaj që këto zonja bëjnë" kanë thënë dizajner nga M&S.

Mila Kunis shtatzënë: Jam shumë e lumtur.

Postuar në 24 Mars, 2014 10:31

Pas dy vitesh lidhjeje më në fund vjen konfirmimi Mila Kunis është shtatzënë. Të gjitha sinjalet ishin, sepse në fund të shkurtit Ashton Kutcher i kishte dhuruar një unazë të mrekullueshme fejese dhe tabloidet kishin filluar të vinin baste për datën e tyre të martesës. 

Tani nga ‘E!Online’ tek ‘People’ ata njoftojnë për shtatzëninë dhe ‘janë shumë të lumtur’. Mila e Ashton kanë filluar të frekuentohen në prill të 2012, pasi Kutcher i kishte dhënë fund martesës me Demi Moore.

Heidi Klum shfaq trupin e saj perfekt në plazh.

Postuar në 24 Mars, 2014 10:26

Ajo ka lindur katër fëmijë dhe ende ka një kornizë mahnitëse për të qenë në të 40-tat.

Por Heidi Klum nuk duket se ka nevojë të ndjekë një dietë të rreptë për të ruajtur imazhin e saj në formë.

Modelja 40-vjeçar është parë duke ngrënë patate të skuqura, ndërsa shpenzontee një ditë plazh me familjen e saj në ishullin Paradise , nëBahamas të dielën.

Kaltrina Selimi është shtatzënë?

Postuar në 23 Mars, 2014 14:04

​Ish-pjesëtarja e grupit “Hana Band” e cila më vonë vazhdoi karrierën solo, është shtatzënë.
Bëhet fjalë për këngëtaren Kaltrina Selimin. Lajmin se ajo tashmë pret një fëmijë, e ka konfirmuar për mediet vetë këngëtarja e cila është martuar vitin e kaluar dhe është zhvendosur për të jetuar me bashkëshortin e saj në Britani të Madhe.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City