Kur qeshin për herë të parë fëmijët.

Postuar në 25 Mars, 2014 13:30

Një studim anglez, i London Birkbeck University, ka treguar se mesatarisht të sapolindurit e dhurojnë buzëqeshjen e tyre të parë brenda 2 muajve të parë të jetës.

Ky studim është kryer mbi 1400 prindër nga 25 shtete të ndryshme, të cilët plotësuan një pyetësor lidhur me këtë moment kaq shumë të pritur, dhe që i emocionin të gjithë prindërit pasi më në fund shikojnë në fytyrën e të voglit, gëzim.

Rezultoi se mbi 90% e e fëmijëve buzëqeshin në 60 ditët e para të jetës, ku meshkujt duket se janë më të bujarë pasi qeshin më shpejtë.

Një mënyrë e padështueshme për ti bërë për të qeshur sipas mjekëve, është ti gudulisni por pa e tepruar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.