Shakira me më së shumti fansa në FB.
Këngëtaren kolumbiane Shakira në Facebook e përcjellin 86.4 milionë njerëz nga e gjithë bota dhe kjo e vë në vendin e parë në mesin e shumë personaliteteve të famshme.
Në vendin e dytë është Rihanna e në të tretin Eminem.
Në mesin e shumë këngëtarëve e artistëve në top-dhjetëshe është edhe një futbollist, ai i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, të cilin e përcjellin 76.1 milionë njerëz.
Shakira ka deklaruar se gjithmonë ka dashur që të ketë shumë miq por kurrë as që e kishte ëndërruar se do t`i ketë mbi 85 milionë.
“Nuk mund t`iu falënderoj mjaftë për përkrahjen që më bëni. Jam aq e lumtur që ju kam”, ka shkruar Shakira për fansat e saj.
Add new comment