Mila Kunis shtatzënë: Jam shumë e lumtur.
Pas dy vitesh lidhjeje më në fund vjen konfirmimi Mila Kunis është shtatzënë. Të gjitha sinjalet ishin, sepse në fund të shkurtit Ashton Kutcher i kishte dhuruar një unazë të mrekullueshme fejese dhe tabloidet kishin filluar të vinin baste për datën e tyre të martesës.
Tani nga ‘E!Online’ tek ‘People’ ata njoftojnë për shtatzëninë dhe ‘janë shumë të lumtur’. Mila e Ashton kanë filluar të frekuentohen në prill të 2012, pasi Kutcher i kishte dhënë fund martesës me Demi Moore.
Dashuria me shikim të parë ndodhi në skenën e ‘That’70 show’ dhe prej atëherë nuk janë ndarë më asnjëherë. Tridhjetë e gjashtë vjeç ai, 30 ajo, për çiftin tani ka ardhur momenti për tu bërë më seriozë, veçanërisht pas divorcit të Kutcher dhe një fëmijë është një fillim shumë i mirë për të dy
Add new comment