Naked City

Kate dhe William, njё tjetёr foto familjare.

Postuar në 30 Mars, 2014 06:07

Tetё muaj pasi u fotografuan me fёmijёn ndёrsa dilnin nga spitali, çifti mbretёror Duka dhe Dukesha e Kembrixhid kanё dhuruar njё tjetёr fotografi pёr fansat. Siç e shikoni, fotografia e realizuar nga Jason Bell nё dritaren e apartamentit 1A nё Kensington Palace e tregon tё voglin George nё duart e nёnёs Kate dhe padyshim nuk kishte si tё mungonte as qeni i familjes. 

Puthje pasionante lesbike mes modeles dhe aktores.

Postuar në 30 Mars, 2014 06:00

Kanё vetёm pak muaj qё janё bashkё por tanimё Michelle Rodriguez dhe Cara Delevingne po kalojnё muajin e tyre tё mjaltit. Aktorja 35 vjeçare dhe modelja 21 vjeçare nuk i kanё ndarё dot duart nga trupi i njёra-tjetrёs ndёrsa shijonin njё fundjavё romantike nё ishujt e Meksikos.  

Courtney bёn “selfie” nё varreza.

Postuar në 30 Mars, 2014 05:57

Ёshtё e vёshtirё tё mbash Courtney Stodden larg medias rozё. Ndёrsa shumica e personazheve tё rёndёsishёm kanё nisur ti pёrgjigjen nё tё njёjtёn formё modёs sё fotove “selfie” duhet qё Stodden tё gjente njё mёnyrё tё veçantё pёr tё bёrё diferencёn. Nuk ka dyshime se pёr kёtё aspekt i punon truri nё kapacitet tё plotё. Ka zgjedhur qё tё bёjё foto pranё varrit tё Mrilyn Monroe, Farrah Fawcett dhe Eva Gabor. 

Shpёrthimi i rradhёs pёr Jennifer Lopez.

Postuar në 30 Mars, 2014 05:52

Ёshtё e njohur pёr elektrizimin qё i bёn publikut kur ngjitet nё skenё pёr tё kёnduar e kёrcyer nё formёn qё e di mё sё miri vetёm ajo. Jennifer Lopez ka dhuruar njё tjetёr set fotosh dhe videosh sensuale ndёrsa tё shtunёn mbrёma ishte nё Dubai ku kёndoi nё Meydan Racecourse. 

Zanfina Ismaili: Ndarja? Nuk dua tё bёj shumё komente.

Postuar në 29 Mars, 2014 13:17

Zanfina Ismaili ёshtё pyetur nga mediat pёr ndarjen e saj nga i dashuri. Nё njё intervistё tё publikuar nga Panorama Plus, ajo shprehet se “kam folur disa herё pёr jetёn private por ka qenё pёrgjigje sa i pёrket statusit emocional. E kam bёrё me dije se kam qenё nё lidhje, nuk kam dashur qё njё grindje apo prishje e ndarje e imja tё bёhet temё, dhe pastaj njё kёngё e imja tё jetё nё hije tё jetёs sime. Unё nuk jam si kёngёtaret e tjera, kam pasur njё lidhje, nuk kam pasur as 10 e as 20. Nuk kam dalё tё deklarohem se nuk kam pasur tё dashur e kёndej tё kem 5 lidhje, jo, kurrё.

Ish-miss Universi në një foto siç nuk është parë ndonjëherë!

Postuar në 29 Mars, 2014 13:14

Ish-Mis Universi është bërë pjesë e një fushate që ka si qëllim rrittjen e sensibilizimit për dhunimin e të drejtave të njeriut në vendlindjen e saj, Venezuelë, gjatë protestave të fundit anti-qeveritare.

Stefania Fernandez, e cila është shpallur Miss Universi në vitin 2009, ka simbolizuar dhunën që po ushtrohet ndaj protestuesve duke pozuar në lot, e mbuluar në gjak dhe baltë.
Fushata quhet “Zëri juaj është fuqia juaj”.

Deri tani janë vrarë 28 persona në protestat e përditshme kundër qeverisë në Venezuelë që kanë nisur në muajin shkurt.

Lori, modelja shqiptare qё zhvishet nudo.

Postuar në 29 Mars, 2014 13:09

Lori Hoxhallari ёshtё njё nga banoret e reja tё Big Brother 7 qё tashmё ka nisur bashkёjetesёn nё prani tё kamerave tё Top Channel. Por, ndryshe nga banorёt e tjerё, pёrshtatja e saj me kamerat mund tё jetё disi mё e thjeshtё, pasi 2 vjeçarja nga Pogradeci ka njё eksperiencё tё mёparshme nё television si figurantja qё shkumohej nё vaskёn e improvizuar nё studion e programit “Antilope” nё Agon Channel. Shumё e kanё komentuar performancёn e saj lakuriq nё vaskё por pёr Lorin kjo ishte njё punё shumё e zakonshme.

Miriam Cani e lezetshme në Instagram.

Postuar në 29 Mars, 2014 13:09

ranvera ka ardhur dhe tani po shohim modele të ndryshme veshjesh. Është këngëtarja Miriam Cani, e dashura e Alban Skenderaj ajo që ka postuar një foto në rrjetin social Instagram.

Ajo shihet e freskët me ngjyra dhe dizajne pranverore, një fund me lula dhe bluzë të bardhë. Miriami ka treguar se për stilin është përkujdesur dizajnerja Miranda Dupi dhe se fotoja është bërë tek Digitalbi.

Ajo tani po punon në projektet e reja pas këngës së fundit të lansuar me videoklip në versioni shqip dhe anglisht ‘Labirint’

Lady Gaga nudo për 28-vjetorin.

Postuar në 29 Mars, 2014 13:04

Ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të, por nuk i ka lënë pasdore ekstravagancat për asnjë çast. Këngëtarja Lady Gaga është fotografuar në Neë York e veshur me një kostum tërësisht transparent mbushur me trëndafila të kuq. Gjithashtu binin në sy edhe tatuazhet e shumtë që ka realizuar këngëtarja të cilët shkojnë në 14 të tilla. Nëpërmjet fotove të realizuara nga paparacët “nëna monster” duket tamam sikur është nudo, ndërkohë që nuk i lë shumë hapësirë imagjinatës.

Beyonce mbyll turneun me foto “të nxehta”.

Postuar në 29 Mars, 2014 12:57

Diva 32 vjeçare e muzikes, Beyonce, përmbylli turneun e saj të fundit muzikor, Mrs Carter Show.
Të enjten, Beyonce i dha ‘lamtumirë’ turneut të saj gjatë të cilit ajo ka mbajtur 132 performanca.Këngëtarja ka falenderuar të gjthë ata që e ndihmuan në realizimin e turneut.
Beyonce ka krijuar një faqe kur ka paraqitur momentet finale të koncertit të saj në Lisbonë të Portugalisë.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City