Ish-miss Universi në një foto siç nuk është parë ndonjëherë!
Ish-Mis Universi është bërë pjesë e një fushate që ka si qëllim rrittjen e sensibilizimit për dhunimin e të drejtave të njeriut në vendlindjen e saj, Venezuelë, gjatë protestave të fundit anti-qeveritare.
Stefania Fernandez, e cila është shpallur Miss Universi në vitin 2009, ka simbolizuar dhunën që po ushtrohet ndaj protestuesve duke pozuar në lot, e mbuluar në gjak dhe baltë.
Fushata quhet “Zëri juaj është fuqia juaj”.
Deri tani janë vrarë 28 persona në protestat e përditshme kundër qeverisë në Venezuelë që kanë nisur në muajin shkurt.
Add new comment