Naked City
Ermonela Jaho: E emocionuar që rrethohem me dashuri e vlerësim.
“Nuk ka emocion më të madh dhe kënaqësi të jashtëzakonshme kur ndihesh e rrethuar me dashuri dhe vlerësim”, u shpreh të shtunen në mesditë , sopranoja e njohur Ermonela Jaho gjatë ceremonisë së nderimit me medalje nga Kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës së saj sopranoja Ermonela Jaho theksoi se falenderonte pjesëmarrësit dhe kryeministrin Rama.
Katy Perry kërkon prehje te Rob Pattinson.
Robert Pattinson është duke i dhënë mbështetje mikeshës së tij, Katy Perry, pas ndarjes së saj nga John Mayer.
Burime thonëse Rob ka qenë adresa e Katyt pas ndarjes së saj nga këngëtari i hitit “No Such Thing”.
“Rob i ka bërë një premtim Katy-t se ajo mund të llogarisë në mbështetjen e tij, siç bëri ai kur u nda nga Kristen Stewart”.
“Pyetja është, sa gjatë do të zgjatë ky ‘ngushëllim’ – ata gjithmonë kanë pasur një lidhje vërtet flirtuese”, ka thënë burimi për revistën OK!
Kate Winslet “persekutohet” nga portreti nudo i Titanic.
Kanë kaluar plot 17 vjet që nga dita kur Jack pikturoi portretin nudo të Rose në filmin “Titanic”, megjithatë ajo skenë vazhdon ta ndjekë kudo aktoren Kate Winslet.
Muajin e shkuar, teksa po merrte pjesë në premierën e “Divergent” në Los Angeles një fans i dha Winslet një kopje të portetit nudo në mënyrë që aktorja t`i jepte një autograf. Imazhi ishte një version që Jack (Leonardo DiCaprio) pikturoi për Rose, e cila i kërkoi atij që ta “pikturonte si një nga femrat e tij franceze” dhe ku aktorja Winslet shfaqej e zhveshur dhe mbante në qafë vetëm varësen “Zemra e Oqeanit”.
Nik Xhelilaj i preferuari i Gjergj Xhuvanit.
Aktori i suksesshëm tashmë edhe jashtë Shqipërisë, Nik Xhelilaj aktualisht ndodhet në Shqipëri për xhirimet e filmit të Gjergj Xhuvanit "Angels far away". Edhe pse me origjinë nga Vlora Niku ka bërë të tijët rolet e personazheve nga veriu. Edhe këtë herë luan një personazh të tillë dhe xhirimet janë bërë pikërisht në Tropojë.
Disa prej filmave të tij më të suksesshëm janë interpretuar në veri të Shqipërisë duke trajtuar temën e gjakmarrjes si "Alive " dhe " Shqiptari ". Në këtë film Niku luan një rol episodik por nuk mund të mungonte kurrësesi në kastin e Gjergj Xhuvanit
Mariah Carrey nuk njeh Kim Kardashian
Vetëm pak ditë pasi një elefant refuzoi të bënte një selfie me Kim Kardashian, një tjetër “goditje” e rëndë vjen për yllin e televizionit nga këngëtarja Mariah Carrey.
Sipas bashkëshortit të Carrey, kjo e fundit as që ia ka idenë se kush është Kim Kardashian. Një deklaratë gati e pabesueshme, duke marrë parasysh që Kim është një ndër VIP-at më të fotografuar në botë dhe është në faqen e parë të gazetave, revistave e televizioneve ndërkombëtare thuajse çdo ditë.
Miranda Kerr 'çmend' japonezët.
Ajo ka fituar edhe më shuëm zemrat e qytetarëve të Tokios derisa po vazhdon të qëndroj atje. pamja e saj e fundit i ngjan me shumë një aktoreje filmash se sa një modele.
Modelja 30 vjeqare aktualisht fytyra më e re e Samantha Thavasa, tëqantave të dorë, në japoni ka fituar një numër të madh të fansave.
Beyonce paditet nga fanset!
Dy fanse të Beyonce Knowles kanë vendosur që ti kundërvihen këngëtares, madje edhe ta padisin atë. Kështu raportojnë mediat e huaja.
Raquel Castellanos dhe Gabriella Davidson kanë vendosur të marrin masa pasi sipas tyre ato u shtypën nga turma në një nga koncertet e yllit me famë botërore.
Dy fanset tregojnë se kishin mbërritur në vendin ku do të mbahej koncerti i Beyonce dhe kishin siguruar një vend në fillim të sallës, fare pranë skenës.
Johnny Depp: Kim Kardashian, e famshme pa bërë asgjë me vlerë.
Johnny Depp është një antifans i madh i Kim Kardashian. Këtë gjë ai e ka bërë publike në një intervistë për revistën ‘Interview’, ku aktori hollivudian ka sulmuar ashpër “reality-show”-t që bëjnë të famshëm njerëzit pa talent.
Aktori 50-vjeçar është i frikësuar nga fiksimi i botës moderne tek të mirat materiale dhe mendon se ky trend do të shkatërrojë shoqërinë në vitet e ardhshme.
Kim dhe Kanye, 90 mije euro për çdo të ftuar në dasmën e tyre.
Kim Kardashian dhe Kanye West do të shpenzojnë plot 90 mijë euro për çdo të ftuar në dasmën e tyre.
Portierja më seksi e planetit.
Ajo luan për seleksionin femëror të Brazilit dhe është vlerësuar edhe për hiret e saj.
Ajo quhet Lais Andrioli, luan për seleksionin femëror të Brazilit dhe është shpallur si portierja më “sexy” e planetit. Jo më kot edhe “iSportsMarketing” (iSM), agjenci e specializuar në marketingun sportiv, ka arritur një marrëveshje ekskluzive me futbollisten 27-vjeçare, e cila përfaqëson një imazh vërtet tepër tërheqës për të gjitha produktet që synon të reklamojë kjo agjenci.