Kim dhe Kanye, 90 mije euro për çdo të ftuar në dasmën e tyre.

Postuar në 03 Prill, 2014 02:32

Kim Kardashian dhe Kanye West do të shpenzojnë plot 90 mijë euro për çdo të ftuar në dasmën e tyre.
Çifti i cili do të lidhë kurorë në Paris më 24 maj, nuk ka aspak ndërmend të kursehet lidhur me të ftuarit në ceremoni.Ata kanë prenotuar 190 dhoma për të ftuarit në Trianon Palace Hotel, ku për çdo dhomë do të paguajnë 5 mijë euro. Të ftuarit do të priten me paketime mirëseardhje brenda së cilave do të ketë shishe me pije me një kosto prej 362 euro, prodhime kremi prej 140 euro dhe suvenire të personalizuara me inicialet e Kim dhe Kanye, të realizuara në kristal nga Swarovski, si dhe shishe parfumi mbi 180 euro.
Ndërkohë reperi amerikan 36 vjeçar ka prenotuar një avion privat për ti dërguar të ftuarit e tij në Francë. Siç transmetojnë mediat ndërkombëtare Kim dhe Kanye dëshirojnë që dasma e tyre të jetë më luksozja e të gjitha kohërave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.