Johnny Depp: Kim Kardashian, e famshme pa bërë asgjë me vlerë.

Postuar në 03 Prill, 2014 04:58

Johnny Depp është një antifans i madh i Kim Kardashian. Këtë gjë ai e ka bërë publike në një intervistë për revistën ‘Interview’, ku aktori hollivudian ka sulmuar ashpër “reality-show”-t që bëjnë të famshëm njerëzit pa talent.
Aktori 50-vjeçar është i frikësuar nga fiksimi i botës moderne tek të mirat materiale dhe mendon se ky trend do të shkatërrojë shoqërinë në vitet e ardhshme.
“Është e frikshme. Kur sheh këto gjëra nuk të bëhet të imagjinosh se çfarë do të ndodhë në 20 vitet e ardhshme. Njerëzit bëhen të famshëm për hiçgjë”, tha Depp duke iu referuar yjeve të televizionit si Paris Hilton apo Kim Kardashian.
“Njerëz që jetojnë në Hollivud dhe kanë para’, nisin një “reality-show” dhe menjëherë vërshon interesi i publikut ndaj tyre”, shtoi protagonisti i sagës Piratët e Karaibeve.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Tani jo se mua me plasi per Kimete Kardhashin dhe burrin e saj xac, por edhe ti o Johnny me se je bere i famshem, apo me ato gjerat me shume &quot;vlere&quot; te Kapitan Sparrow-t. Pastaj c&#39;faj ka Kimetja, ajo tha po e provoj nje here, publiku &quot;inteligjent&quot; e vleresoi lart per mollaqet dhe fup! ajo u be e famshme.</p><p>Pra e keqja qendron ne faktin qe inteligjenca mesatare e popullit punonjes eshte teper e ulet dhe joshet shume kollaj nga gjerat qe i kupton e i pelqen pa e vrare shume mendjen dhe Kimetja pikerisht ketu shkelqen, i ofron popullit B Y T H E, per te cilen mesa duket populli vdes, po nuk tregon.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.