Naked City

Edhe Rita Ora topless.

Postuar në 01 Prill, 2014 05:03

Tashmë jemi mësuar ta shohim Rita Orën në veshjet e saj të rrezikshme duke u paraqitur madje edhe vetëm në sytjena, derisa shkon në palestër.

Por këngëtarja shqiptare duket se e ka thyer monotoninë e veshjeve, duke u paraqitur në ballinën e revistës britanike Elle, diçka më ndryshe.

Ajo duke nxjerrë në pah tatuazhet e saj, Rita Ora është paraqitur kësaj radhe topless.

Albumi i ri i Machael Jackson del në maj.

Postuar në 31 Mars, 2014 15:11

Albumi më i ri i Michael Jackson “Xscape” që ka tetë këngë do të dalë në treg gjatë muajit maj.

Një album i ri i Michael Jackson i përcjell me tetë këngë të reja të realizuara më parë, pritet që të lançohet më 13 maj.

Shefi i kompanisë muzikore “Epic Records”, L.A. Reid, ka thënë se ai ka bashkëpunuar me producentët më të mirë për të lançur këngë të mira nga Mbreti i Popit i cili vdiq në qershor të vitit 2009 në moshën 50 vjeçe.

Lady Gaga si sirenë, sfidon të ftohtin në New York.

Postuar në 31 Mars, 2014 14:56

Ajo nuk resht së befasuari me paraqitjet e saj. Këtë gjë bëri edhe ditën e djeshme kur u paraqit si sirenë rrugëve të Nju Jorkut. Ajo ka 7 ditë radhazi që performon në Roseland Ballroom. 28-vjeçarja zgjodhi të ecte vetëm me të brendshme shumëngjyrëshe duke nxjerrë në pah trupin e saj me shumë tatuazhe edhe pse temperaturat nuk ishin të larta. Disa orë më parë, Lady Gaga kishte dalë në publik me një maskë të bardhë që e kishte kombinuar me fustan dhe çizme të bardha, duke i ngjarë kështu një njeriu prej bore.

Jesica Cirio, femra me seksi e Argjentinës.

Postuar në 31 Mars, 2014 12:36

Jesica Cirio ka fituar titullin si ‘gruaja më e bukur e Argjentinës’, një titull i ngjashëm shumë me atë të gruas më të bukur në botë. 

Në klasifikimin e revistës ‘The Ranking’ Jesica ka mposhtur bukuroshe të kalibrit si Zaira Nara (që është renditur e katra), Evangelina Anderson dhe Wanda Nara (e njëmbëdhjeta). Jesica, që sapo ka mbushur 29 vjeç në karrierën e saj ka qenë një showgirl, modele dhe artiste.

Elton John martohet me partnerin e tij David Furnish.

Postuar në 31 Mars, 2014 10:40

Këngëtari britanik, Elton John, thotë se do të martohet me partnerin e tij, David Furnish, tash kur martesa e personave të gjinisë së njejtë është bërë ligjore në Angli dhe Uells.
Ai i tha rrjetit televiziv amerikan NBC se ceremonia e martesës do të jetë e qetë dhe private por “rast për gëzim”.
Ai nuk e ka shpallur datën e martesës.
Martesa e njerëzve me gjini të njejtë është legalizuar në Angli dhe Uells më 29 mars.

Miranda Kerr, kjo beqare e lumtur.

Postuar në 31 Mars, 2014 04:14

Ajo dhe bashkëshorti i saj Orlando Bloom kanë njoftuar se janë divorcuar rreth gjashtë muaj më parë.

Dhe tani si e vetmuar, Miranda Kerr ka zbuluar se ajo është duke punuar për para, që të jetojë me fantazitë e saj biseksuale.

"Unë i vlerësoj edhe burrat edhe gratë", ka theksuar supermodelja 30 vjeçare për numrin më të ri të revistës britanike GQ.

Anne Hathaway, më e lumtur se kurrë!

Postuar në 30 Mars, 2014 15:55

Aktorja Anne Hathaway ka vetëm 18 muaj që është martuar me Adam Shulman. Kjo kohë si duket ka mjaftuar që të dy të gjejnë çelësin e lumturisë.

Një prej mënyrave se si ata ja dalin mbanë, është nëpërmjet të paktën një dite në javë, gjatë së cilës i dedikohen ekskluzivisht njëri-tjetrit.

“Për të paktën 24 orë në javë, mbyllim të gjithë telefonat, shkëputemi nga e gjithë teknologjia dhe përqendrohemi vetëm tek njëri-tjetri”, ka thënë Hathaway në një intervistë për një revistë rozë.

Modelja pa të brendshme në mbrëmjen e bamirësisë.

Postuar në 30 Mars, 2014 15:48

Modelja Joana Krupa ka marrë pjesë në një mbrëmje bamirësie e veshur në mënyrë transparente dhe provokuese.
Nga fotot në këtë ceremoni kuptohet lehtësisht se modelja ka qenë e veshur me një fustan transparent dhe të hapur në pjesën e shpinës, dukshëm pa të brendshme.

Modelja 34 vjecare është fiksuar në këto foto në mbrëmjen gala të 60-vjetorit të bamirësisë në Los Angeles.

Miley, lëndë mësimi në fakultet.

Postuar në 30 Mars, 2014 09:39

Një universitet në Pensilvani, ka futur një lëndë të re mësimi, në të cilën do të mësohet rreth këngëtares Miley Cyrus dhe ndikimit të saj.

Miley njihet për sjelljen e saj të pazakontë dhe skandalet në publik, ndërsa tani studentët do të argëtohen me shembullin e saj. Ajo do të studiohet në lëndën e sociologjisë në kolegjin ‘Skidmore’, ku si temë do të jetë raca, statusi dhe familja e saj si dhe marrja e medieve me të.

125 vjet të Kullës së Eiffelit.

Postuar në 30 Mars, 2014 09:19

Atraksioni i patejkalueshëm në Paris, Kulla e Eiffelit sot kremton 125 vjetorin kur më 30 mars 1889 inxhinieri Gustav Eiffel përfundoi punimet në këtë pirg metalik të cilin tani brenda një vitit e vizitojnë më shumë se 5,5milionë turistë, transmetojnë medie franceze.
Kulla në vitin 1889 u ndërtua si eksponat për Ekspozitën botërore me rastin 100 vjetorit të Revolucionit francez. Deri në vitin 1930 kulla ka qenë objekti më i lartë në botë, 300 metra pa antenë.
Kulla e Eiffelit është përuruar më 31 mars 1889 e solemnisht është hapur më 6 maj të atij viti.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City