Naked City
Rita paralajmëron videon me foto seksi.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka paralajmëruar videon e saj më të re të këngës “I Will Never Let You Down” me një fotografi në të cilën shihet këngëtarja në një pamje mjaft tërheqëse. Krijuesja e hitit “Shine Your Light” në Facebook ka shkruar se videoja e këngës do të publikohet të hënën më 31 mars.
“‘I Will Never Let You Down’ po vjen! Bëhuni gati për të! Bëhuni gati për të hënën me 31 mars!”, ka shkruar Rita.
Realizon dëshirën e fundit, më pas vdes.
Dëshira e saj e fundit para se të vdiste ishte të martohej me babain e dy fëmijëve të saj. Tre ditë pas ceremonisë martesore 29 vjeçarja Kate Wiggin vdiq në spital e rrethuar nga 2 fëmijët dhe burri i saj
Prej kohësh ajo ankohej nga dhimbjet e stomakut por mjekët I kishin thënë se kjo i vinte nga gurët që kishte në tëmbth. Vetëm në 13 shkurt mjekët arritën në përfundimin se 29 vjeçarja vuante nga kanceri, i cili ishte zhvilluar aq shumë se nuk i mbeteshin vetëm disa javë jetë.
Arbana Osmani thyen akullin, shfaqet me të dashurin.
Moderatorja Arbana Osmani është treguar gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Për herë të parë ajo e ka prezantuar të dashurin e saj në shtator të vitit të kaluar duke publikuar një foto të realizuar në Prishtinë gjatë festivalit ndërkombëtar të filmit, 'Pri Film Fest'.
"Po ndihem si Cinderella me dashurinë e jetës sime", -është shprehur ajo në atë periudhë. Por duket se Osmani ka dashur ta ndajë sërish lumturinë e dashurisë së saj edhe në Instagram ku ajo ka publikuar një tjetër foto mjaft romantike së bashku me të dashurin e saj.
Gjyshja japoneze që po habit internetin.
Gratë japoneze nuk e tregojnë moshën, madje duken më të vogla sesa vjetersia e tyre, por gjyshja ne kete foto i kalon të gjithaparashikimet.
TheChive ka publikuar historinë e familjes së 42-vjeçares Kazuko, e cila duket sikur ka zbuluar sekretin e rinisë së përjetshme.
Nuk të habit vetëm fakti që është nënë, por është edhe gjyshe. Në moshën 19-vjeçare u martua dhe u bë më vajzë. Fotot e 42-vjeçares janë bërë më të kilikuarat në internet.
Mamaja e Kim Kardashian, foto nudo në Playboy.
Mamaja e bukuroshes Kim Kardashian ka vendosur që të mos qëndrojë më në hijen e së bijës. Ajo së shpejti do të pozojë nudo për revistën ‘Playboy’ pasi në moshën 58-vjeçare mendon se është “në formën e saj më të mirë fizike”.
Kris Jenner është në negociata me revistën e famshme për të rritur pasi kërkon me çdo kusht t’i tregojë botës se nga e kanë origjinën “asetet” e vajzës së saj të famshme.
58-vjeçarja kohet e fundit ka postuar në Instagram foto me bikini dhe duke parë që këto foto janë pëlqyer shumë ka vendosur të pozojë nudo.
Adoleshenti bën tatuazh në krah menynë e një McDonalds.
Një adoleshent norvegjez ka treguar se dashuria e tij për cheeseburgers shkon më tej se shumica e njerëzve të tjerë pasi ka bërë tatuazh menynë e një McDonalds në krahun e tij.
Stian Ytterdahl, 18 vjeç, nga Oslo, Norvegji, i është thënë nga miqtë e tij se ai kishte qenë “shumë aktiv në radhët e femrave’dhe si dënim kishte për të bërë një tatuazh.
Kështu ai bëri tatuzah menynë e MCDonalds , duke stampuar darkën e tij përgjithmonë në krahun e djathtë. Por studenti thotë se mund të kishte vajtur më keq pasi alternativa ishte një kukull Barbie në mollaqet e tij.
Soni Malaj: "Me të jeton"
Këngëtarja nga Shqipëria, Soni Malaj, mbrëmë ka prezantuar këngën e saj “Me të jeton”, me tekst, dhe muzikë të Rozana Radit.
Me lansimin e video në Youtube, Soni ka pranuar komente të ndryshme, duke e cilësuar atë si fituesen e “Top Fest 11”.
Ndryshe, këngëtarja gjatë prezantimit është dukur për mrekulli. Për më shumë shikojeni videon poshtë.
Angelina Jolie, kjo nënë e mirë.
Ajo i përdor udhëtimet për të vizituar tërë botën dhe kujdeset që ti marrë fëmijët e saj kudo që të shkojë.
dhe të martën në mbrëmje, Angelina Jolie ishte treguar si një nënë e mirë kur ajo ishte shoqëruar me fëmijët Maddox dhe Zahara si fansa të LAX.
Aktorja e 'The Salt' kishte veshur një bluzë që i zbulonte tërë pjesën përpara tek gjoksi, derisa mbante nën krah të dy fëmijët.
Foto nga festa e ditëlindjes, Nora Istrefi mbush 28 vjeç.
Nora Istrefi ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të. Këngëtarja simpatike nga Kosova duket se ka kaluar një mbremje festive në lokalet e natës në shoqërinë e motrës së saj, Era.
Pjesë e momenteve festive, këngëtarja i ka fiksuar në foto dhe më pas imazhet i ka ndarë me fansat e saj duke i hedhur në rrjetet sociale.
Nora javet e fundit ka qendruar ne Venecia se bashku me te fejuarin e saj Robertin. Ata kane publikuar disa imazhe te perbashketa te ketij udhetimi.
Irina Shayk, edhe si aktore.
Irina Shayk do të debutojë në botën e kinematografisë duke interpretuar nusen e Herkulit. Modelja luan rolin e Megarës, nuses së parë të heroit të famshëm të mitologjisë greke në filmin që është xhiruar verën e kaluar.
Dwayne Johnson do të jetë protagonisti kryesor i filmit ‘Hercules’, ku do të interpretojnë gjithashtu John Hurt, Joseph Fiennes, Ian McShane, Rebecca Ferguson, Aksel Hennie dhe Rufus Sewell.