Realizon dëshirën e fundit, më pas vdes.
Dëshira e saj e fundit para se të vdiste ishte të martohej me babain e dy fëmijëve të saj. Tre ditë pas ceremonisë martesore 29 vjeçarja Kate Wiggin vdiq në spital e rrethuar nga 2 fëmijët dhe burri i saj
Prej kohësh ajo ankohej nga dhimbjet e stomakut por mjekët I kishin thënë se kjo i vinte nga gurët që kishte në tëmbth. Vetëm në 13 shkurt mjekët arritën në përfundimin se 29 vjeçarja vuante nga kanceri, i cili ishte zhvilluar aq shumë se nuk i mbeteshin vetëm disa javë jetë.
E ëma e 29 vjeçares tregon se kur e bija e mori vesh se i mbeteshin për të jetuar vetëm disa javë ajo u përkujdes të martohej me të dashurin e saj. “Ajo nuk do donte që ne të qanim”,- thotë e ëma. 72 orë pasi realizoi ëndrrën e saj, Kate u nda nga jeta.
Add new comment