Arbana Osmani thyen akullin, shfaqet me të dashurin.

Postuar në 27 Mars, 2014 09:33

Moderatorja Arbana Osmani është treguar gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Për herë të parë ajo e ka prezantuar të dashurin e saj në shtator të vitit të kaluar duke publikuar një foto të realizuar në Prishtinë gjatë festivalit ndërkombëtar të filmit, 'Pri Film Fest'.

"Po ndihem si Cinderella me dashurinë e jetës sime", -është shprehur ajo në atë periudhë. Por duket se Osmani ka dashur ta ndajë sërish lumturinë e dashurisë së saj edhe në Instagram ku ajo ka publikuar një tjetër foto mjaft romantike së bashku me të dashurin e saj.

“Më puth përpara se të fiken dritat, me dashurinë e jetës sime”, ka shkruar në gjuhën angleze Arbana. Megjithatë vlen për të theksuar se identitetin e tij prezantuesja e reality show Big Brother ende nuk e ka bërë të ditur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.