Naked City

Keira Knightly sensuale nё reklamёn e parfumit.

Postuar në 18 Mars, 2014 15:27

Keira Knightly ёshtё transformuar nё njё “Coco Mademoiselle” pёr reklamёn e parfumit tё fundit Channel. Ajo ёshtё shndёrruar prej vitit 2007 nё imazhin e kompanisё franceze, pёr tё cilёn ka pozuar vazhdimisht ndёrsa aktualisht ёshtё bёrё pjesё e njё minifilmi qё pritet tё lёrё pёrshtypje maksimale. Reklama e fundit ka kolonёn e “She’s not there” tё performuar nga The Zombies. 

Lionel Messi bëhet futbollisti më i paguar në botë.

Postuar në 18 Mars, 2014 10:01

Të ardhura marramendëse për një thesar të vërtetë të futbollit. Është Lionel Messi lojtari që arkëton më shumë në të gjithë botën me një shifër 41 milionë euro në vit që i shtohet llogarive të tij, siç bën të ditur revista prestigjioze ”France Football”.

Kate Winslet merr yllin e saj në "Walk of Fame".

Postuar në 18 Mars, 2014 06:30

Kate Winslet ka marrë yllin 2520-të në Bulevardin e Famës, “Walk of Fame” në Hollywood. Çmimi iu dha ditën e djeshme në një ceremoni të zhvilluar në Hollywood. Aktorja britanike mbante veshur një fustan të zi klasik, i cili e tregonte mjaft elegante edhe në dhjetor të vitit të kaluar, 38-vjeçarja u bë nënë për herë të tretë.

Amanda Seyfried pozon pёr revistёn “W”.

Postuar në 18 Mars, 2014 03:25

Ajo aktualisht ёshtё duke u shoqёruar me Justin Long. Amanda Syefried mekёto fotografi e tregon mёsё qarti se çfarё pёlqen tek ajo aktori 35 vjeçar. Biondja 28 vjeçare ёshtё zhveshur nё tё brendshme pёr tё pozuar pёr revistёn “W” ndёrsa do tё jetё gjithashtu nё kopertinёn e muajit prill.  

Los Angeles, policia do të patrullojë me Lamborhgini të vitit 2014!

Postuar në 17 Mars, 2014 09:35

Mediat amerikane njoftuan se Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD) i është shtuar në inventar një Lamborghini i vitit 2014 që kushton 182 000$.
Blerja e kësaj makine nga policia është bërë për faktin e thjeshtë se shumë keqbërës arrijnë ti shpëtojnë policisë me makina të shpejta.
Me një makinë të tillë do të ishte e pamundur për keqbërësit të arratiseshin me makinë, por nuk do të jetë kështu pasi ky Lamborghini nuk do të përdoret për punën e përditshme.
Oficerja Sally Madera, ka thënë makina i është dhuruar departamentit për t’u përdorur në evente bamirësie.

Leonora Jakupi: Dashuria ime që më bën të lumtur.

Postuar në 17 Mars, 2014 09:32

Këngëtarja e bukuroshe, Leonora Jakupi, nuk ngurron të tregojë për gjërat e veçanta, sidomos për ato që pëlqen. Jo rrallë herë, këngëtarja kosovare, viziton Shqipërinë, më konkretisht Tiranën.
Vete, Leonora pohon se Tirana është “dashuria” e saj, ku njëkohësisht, tregon se ndjehet e lumtur në këtë vend.“Tirana ! dashuria ime … sa me ben te lumtur ky vend !”, ka shkruar Leonora në mbishkrimin e fotos që shihni.

Johnny Depp drejt martesës, organizon festë për fejesën!

Postuar në 17 Mars, 2014 05:31

Johnny Depp dhe aktorja Amber Heard duket se po i afrohen gjithnjë e më shumë altarit të martesës. 

Të premten mbrëma çifti ka organizuar një festë për fejesën e tyre, me mbi 100 të ftuar të pranishëm, si miq dhe familjarë, në godinën Carondelet House, në Los Angelos.

Çifti mbërriti me një makinë të zezë të shoqëruar me truproja, ndërsa nusja e ardhshme 27 vjeçare i kishte lëshuar flokët, ndërsa ecte krah për krah me Depp e veshur me një kanotiere krem dhe një fund të errët.
Gjithsesi ceremonia ishte private dhe Johnny dhe Amber u fotografuan vetëm pas shpine. 

Zbulohet “sozia” super seksi e Jennifer Lopez.

Postuar në 16 Mars, 2014 15:31

Duhet një vështrim i vëmendshëm dhe i hollë për të kuptuar se me gjithë ngjashmërinë e pazakontë, kjo femër nuk është Jennifer Lopez.
Bëhet fjalë në fakt për Jessica Burciaga, një modele latino amerikane që ka ngjashmëri të pazakontë me këngëtarjen Jennifer Lopez e cila vazhdon të mbajë linja të mira trupore, pavarësisht moshës së saj që kalon.
Mesa duket ne këtë rast merr kuptim me se miri shprehja se edhe Jennifer Lopez megjithe fizikun dhe pamjen e saj unike, e ka nje sozi.

Emina Çunmulaj pushton Las Vegasin.

Postuar në 16 Mars, 2014 09:28

Modelja shqiptare tashmë shumë e njohur nëpër botë, Emina Çunmulaj është paraqitur në ekranin gjigant në Las Vegas, në reklamën e resortit Aria.
Reklama e Aria Resort, me modelen Emina Çunmulaj, cila është xhiruar para disa muajve tani po shfaqet edhe në televizione super të mëdha, siç është ai në Las Vegas, i cili cilësohet si ekrani më i madh atje.

Nicole pranon propozimin e Hamilton.

Postuar në 16 Mars, 2014 09:24

Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton raportohet se do tё martohen shumё shpejt. Ish protagonistja e Pussycat Doll dhe piloti i Formula 1 kishin tentuar edhe tre herё tё tjera qё tё pёrmbyllnin me njё fund pozitiv marrёdhёnien disa vjeçare por diçka e tillё kishte dёshtuar. Çifti ka zgjedhur tanimё edhe vendin ku do tё bёhet dasma dhe ai ёshtё prona e Hamilton nё Zvicёr. Gjithçka do tё mund ta shohim gjatё muajit gusht. 

Pages

Subscribe to RSS - Naked City