Los Angeles, policia do të patrullojë me Lamborhgini të vitit 2014!

Postuar në 17 Mars, 2014 09:35

Mediat amerikane njoftuan se Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD) i është shtuar në inventar një Lamborghini i vitit 2014 që kushton 182 000$.
Blerja e kësaj makine nga policia është bërë për faktin e thjeshtë se shumë keqbërës arrijnë ti shpëtojnë policisë me makina të shpejta.
Me një makinë të tillë do të ishte e pamundur për keqbërësit të arratiseshin me makinë, por nuk do të jetë kështu pasi ky Lamborghini nuk do të përdoret për punën e përditshme.
Oficerja Sally Madera, ka thënë makina i është dhuruar departamentit për t’u përdorur në evente bamirësie.
Lamborghini Gallardo do të ketë për qëllim promovimin e LAPD-së dhe tërheqjen e sa më shumë rekrutëve të rinj.

Departamenti tha se këtë automjet që arrin shpejtësinë 320 km/h nuk është shpenzuar asnjë dollar nga taksat e amerikanëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.