Mamaja e Kim Kardashian, foto nudo në Playboy.
Mamaja e bukuroshes Kim Kardashian ka vendosur që të mos qëndrojë më në hijen e së bijës. Ajo së shpejti do të pozojë nudo për revistën ‘Playboy’ pasi në moshën 58-vjeçare mendon se është “në formën e saj më të mirë fizike”.
Kris Jenner është në negociata me revistën e famshme për të rritur pasi kërkon me çdo kusht t’i tregojë botës se nga e kanë origjinën “asetet” e vajzës së saj të famshme.
58-vjeçarja kohet e fundit ka postuar në Instagram foto me bikini dhe duke parë që këto foto janë pëlqyer shumë ka vendosur të pozojë nudo.
Zëdhënësi i ‘Playboy’-t nuk ka pranuar të komentojë këtë lajm duke thënë për mediat rozë amerikane se “revista nuk komenton kurrë lajme të tilla”.
Add new comment