Anne Hathaway, më e lumtur se kurrë!

Postuar në 30 Mars, 2014 15:55

Aktorja Anne Hathaway ka vetëm 18 muaj që është martuar me Adam Shulman. Kjo kohë si duket ka mjaftuar që të dy të gjejnë çelësin e lumturisë.

Një prej mënyrave se si ata ja dalin mbanë, është nëpërmjet të paktën një dite në javë, gjatë së cilës i dedikohen ekskluzivisht njëri-tjetrit.

“Për të paktën 24 orë në javë, mbyllim të gjithë telefonat, shkëputemi nga e gjithë teknologjia dhe përqendrohemi vetëm tek njëri-tjetri”, ka thënë Hathaway në një intervistë për një revistë rozë.

“Është e habitshme se sa e vështirë është t’ia dalësh mbanë, pasi jetojmë të dy në një botë moderne në kontakt të përditshëm me teknologjinë, por po arrijmë t’ia dalim mbanë”, deklaroi aktorja.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.