Kaltrina Selimi është shtatzënë?
Ish-pjesëtarja e grupit “Hana Band” e cila më vonë vazhdoi karrierën solo, është shtatzënë.
Bëhet fjalë për këngëtaren Kaltrina Selimin. Lajmin se ajo tashmë pret një fëmijë, e ka konfirmuar për mediet vetë këngëtarja e cila është martuar vitin e kaluar dhe është zhvendosur për të jetuar me bashkëshortin e saj në Britani të Madhe.
Selimi njihet si një nga këngëtaret më të dashura shqiptare për shkak të stilit të veçantë. Ajo, përveç se po gëzon faktin se do të bëhet nënë, është duke punuar rreth një projekti të ri muzikor, videon e së cilit këto ditë është kthyer që ta xhirojë në Kosovë.
Add new comment