Naked City

Kim Kardashian martohet më 24 maj.

Postuar në 06 Mars, 2014 02:44

Kim Kardashian e ka pёrcaktuar momentin kur do tё duhet tё ndryshojё dhe mbiemrin. 33 vjeçarja e ka ndarё mendjen pёr martesёn. Sёbashku me 36 vjeçarin Kanye West ajo do tё zhvillojё ceremoninё zyrtare tё martesёs nё Paris mё 24 maj siç raporton USWeekly. Diçka e tillё ndodh shtatё muaj pasi reperi u ul nё gjunjё dhe i propozoi me njё unazё diamandi 15 karatёshe.  

Një striptiste si Jessica Alba.

Postuar në 06 Mars, 2014 02:22

Ёshtё komentuar jo pak nё momentin kur pranoi tё luajё nё rolin e striptistes Nancy Callahan nё Sin City, njё pёrshtatje e novelёs sё Frank Miller. Nёntё vite, 19 filma dhe njё martё kanё krijuar njё distancё nga ajo kohё por Jessica Alba provon se nuk ёshtё mposhtur nga mosha. Ёshtё sёrish sensuale dhe plot sharm nё “Sin City: A Dame To Kill For”.  

Beyonce, mahnitëse në Londër.

Postuar në 05 Mars, 2014 14:56

Beyonce Knowles ka "zbarkuar" në Europë, ku do të jetë e angazhuar në turin e saj që do të ndalojë në disa prej qyteteve kryesore të kontinentit.

Kryeqyteti britanik, Londra, pati fatin që të shihte i pari nga pranë këngëtaren 32-vjeçare, e cila u shfaq në skenë e veshur me çizme të gjata firmato dhe një veshje tepër sexy, në të cilën binte në sy dekolteja e dukshme.

Shakira: Karriera, pengesë për një tjetër fëmijë.

Postuar në 05 Mars, 2014 12:48

Ajo është një yll shumë i sukseseshëm nëpër botë, dhe anëtare e jurisë në 'The Voice'.

Dhe çfarë i ka mbetur tani Shakires të bëjë, kur ka një jetë të lumtur bashkë me bashkëshortin e saj, futbollistin Gergard Pique, me të cilin ka një djalë.

Shakira vjen në numrin e ri të revistës Latina dhe tregon se nuk është në gjendje të lind një tjetër fëmijë për shkak të karrierës së saj së ngjeshur.

Scarlett Johansson urren që të vlerësohet vetëm për pamjen.

Postuar në 05 Mars, 2014 12:41

Bukuroshja e Hollivudit, Scarlett Johansson, e urren që të vlerësohet vetëm për pamjen e saj. Aktorja 29-vjeçe, e pranon se nuk i pëlqen aspak të quhet si “femra më seksi në botë”.

“Ka shumë femra të bukura në botë dhe ato as që janë aktore. Nuk dua të etiketohem si ‘femra më seksi në botë’. Si një aktore, dua të mbaj një anonimitet. Nuk flas më për jetën time private dhe as romancat e mia. Shpesh lexoj shumë gjëra dhe shpesh nuk e njoh veten në atë që shkruhet”, është shprehur Scarlett.

Paris Hilton pozon për revistën “V”

Postuar në 05 Mars, 2014 12:30

Super modelja miliardere është shfaqur shumë SEX-y dhe provokuese tek fotot e saj per revistën "V".

 

Miley Cyrus s`mban mend tekstet e këngëve të saj.

Postuar në 05 Mars, 2014 12:16

Këngëtarja Miley Cyrus harron tekstet e këngëve të saj. Kjo anomali u vu re në koncertin e fundit që 21-vjeçarja zhvilloi në Las Vegas.
Cyrus, e cila aktualisht është në mes të turit të saj Bangerz, ndihmohej nga ekrane të mëdha që shfaqnin tekstet e këngëve si në karaoke.

Një person i cili ishte i pranishëm në këtë koncert tha për ‘RadarOnline’: “Nuk më besohej që ajo kishte nevojë për shfaqjen e tekstit në ekran për të gjitha këngët.”

Ky është iPhone që kushton 1 milion dollarë!

Postuar në 05 Mars, 2014 09:04

Produktet e familjes iPhone nga kompania Apple janë portretizuar tashmë si marka të cilat kushtojnë shumë dhe që blihen nga perdorues me një status të mirë financiar.
Megjithatë nje iPhone si ky në foto, tejkalon cdo parashikim.
Ai kushton më shumë se një apartament, një makinë apo një truall toke.
Pajisja në fjalë është krijuar nga argjendaria Alchemist në Londër, ky është iPhone më i shtrenjtë në histori. Është i larë në flori dhe i mbuluar nga 700 gurë diamante.

George Clooney “gjuan” Eva Mendes.

Postuar në 04 Mars, 2014 16:16

Aktori dhe producenti i mirënjohur amerikan, George Clooney, raportohet se ka vënë në shënjestrën e tij, për një lidhje dashurie, aktoren Eva Mendes.
Sipas mediave, aktorja është ndarë nga i dashuri i saj, Ryan Gosling dhe tashmë është duke kërkuar për njëlidhje të re dashurie.
George Clooney, 52 vjeç, është person i parë që i ka vënë syrin 39 vjeçares, e cila është shumë tërheqëse dhe sensuale.

Sipas lajmeve të fundit, Clooney dëshiron që të ketë një takim sa më të shpejtë me aktoren, për të cilën është i gatshëm të japë gjithçka.

Keira Knightley: Iluzion optik apo e vertetë!

Postuar në 04 Mars, 2014 14:00

Nuk i është dashur kurrë të shqetësohet për peshën e saj dhe përsëri ka fituar vlerësimet më të mira me pothuajse gjithçka që ka veshur.
Megjithatë, Keira Knightley fitoi vëmendje për arsye të tjera ditën e hënë, ndërsa mbërriti në shfaqjen e "Chanel" në javën e modës në Paris me një fustan me një dizenjo aq të veçantë, sa që e bënte belin e saj të dukej jashtëzakonisht i ngushtë, si të ishte një iluzion optik.
 

Pages

Subscribe to RSS - Naked City