Scarlett Johansson urren që të vlerësohet vetëm për pamjen.
Bukuroshja e Hollivudit, Scarlett Johansson, e urren që të vlerësohet vetëm për pamjen e saj. Aktorja 29-vjeçe, e pranon se nuk i pëlqen aspak të quhet si “femra më seksi në botë”.
“Ka shumë femra të bukura në botë dhe ato as që janë aktore. Nuk dua të etiketohem si ‘femra më seksi në botë’. Si një aktore, dua të mbaj një anonimitet. Nuk flas më për jetën time private dhe as romancat e mia. Shpesh lexoj shumë gjëra dhe shpesh nuk e njoh veten në atë që shkruhet”, është shprehur Scarlett.
“Kurrë nuk kam dashur të jam një seks-simbol. Kam dashur të jem një aktore me karakter. Këta janë aktorë që i admiroj më së shumti.
Por mendoj se femrat që kanë forma të plota trupore, shpesh kategorizohen në aspektin seksual”, ka shtuar ajo. Ajo thotë se rolet e saj asnjëherë nuk i sheh në aspektin e pamjes joshëse.
“Kurrë nuk i mendoj karakteret e mia në atë mënyrë. Por çfarë mund të bësh rreth kësaj? Ndërsa plakem, po shoh role më të llojllojshme. E kam kaluar fazën e sinqeritetit, për çka jam shumë mirënjohëse, dhe jam e lumtur që ka marrë fund”, tha kjo aktore. Ajo me këtë rast bëri të ditur se është duke u përgatitur për filmin e saj të ri.
Add new comment