Naked City

Kate Hudson, jam në prag të ndarjes me Matt Bellamy!

Postuar në 28 Shkurt, 2014 07:48

Dyshja, të cilët së bashku kanë djalin dyvjeçar Bing, duket se kanë probleme në lidhjen e tyre, raporton “Us Weekly”.

Dyshja janë të fejuar prej dy vitesh, por thuhet se janë duke e rimenduar të ardhmen e tyre.

“Ata kanë kuptuar se janë në vende të ndryshme të jetës së tyre. Ata janë duke shkuar drejt ndarjes”.

“Nuk është situatë e mirë për momentin. Ata po mundohen të kalojnë kohë larg njëri-tjetrit për t’i bërë gjërat të funksionojnë”.

“Matt e dashuron Kate dhe Bing pafundësisht, andaj shpreson se ata do të mund t’ia dalin”, ka thënë burimi.

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher fejohen zyrtarisht

Postuar në 28 Shkurt, 2014 04:42

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher fejohen zyrtarisht. Aktorja amerikane është fotografuar ditën e enjte me nënën e saj, ku në sy binte unaza e saj me një gurë të madh diamanti në gisht. 30-vjeçarja dukej mjaft e kënaqur dhe me krenari tregonte unazën në gishtin e saj.

Soni ndahet nga Mirko?

Postuar në 27 Shkurt, 2014 15:32

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj, duket se ka vendosur t’i japë fund dashurisë me valltarin italian, Mirko Luccarrelli.

Soni, e cila ka disa vjet që është në romancë me balerinin italian, madje ka jetuar me të në Spanjë për një kohë.

Por, burimet e Telegrafit besojnë se çifti i ka dhënë fund dashurisë së tyre shumë të lumtur e të përfolur nëpër media.

Nuk dihen arsyet pse çifti mund t’i ketë dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri prej tyre nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Soni dhe Mirko janë prindë të vajzës së vogël, Annës. 

Tuna është larguar nga “X Factor Albania”!!!

Postuar në 27 Shkurt, 2014 15:19

Prej dy vitesh Tuna ishte pjesë e panelit vlerësues të shout të talentëve ‘’X-Factor Albania’’, por jo më.

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu-Tuna, mësohet se ka kaluar një periudhë jo fort të këndshme gjatë këtij edicioni të ‘’X-Factor’’.

Ajo, fillimisht pati një përplasje me Sonin, më pas me Alketa Vejsiun e së fundi edhe me vetë regjisoren dhe producenten Vera Grabocka.

Mësohet se në planet e Verës është Genta Ismajli, të cilën ajo thuhet se e ka shumë për zemër. 
 

Të afërmit: Justin Bieber po merr drogë thuajse gjithë kohës!

Postuar në 27 Shkurt, 2014 14:40

Justin Bieber duket se po konsumon drogë rregullisht.
Krijuesi i hitit “Boyfriend” ka shkaktuar shqetesime te miqtë e tij. Ai më nuk ka as rregulla e as plane dhe burime të afërta pranë tij kanë treguar se ai po kalon shumicën e kohës dukethithur marjuanë.
“Ai vazhdimisht është ‘high’. Ai është nën ndikim të alkoolit dhe po thith drogë më shumë se kurrë”, ka thënë një burim për TMZ.
Sipas burimit të njëjtë, shumicën e kohës në këtë gjendje Justin po e kalon në studio ku po punon muzikë për hip hop, e ku rrallë herë është i kthjellët.

Vildane Zeneli u jep mësim femrave që duan të pozojnë nudo.

Postuar në 27 Shkurt, 2014 12:32

Modelja me origjinë shqiptare e cila po bën karrierë në SHBA, Vildane Zeneli ka pozuar siç e ka bërë nëna, pa asnjë rrobe në trup.
Megjithatë sic mund ta shihni, kjo foto nuk mund të klasifikohet si një shfaqje bombastike apo si një nudo e rëndomtë….
Vildanja është krejt e zhveshur por ka ditur si të konturojë foton e saj duke mos treguar asgjë me teprim….shumë më tepër se kaq kanë treguar personazhe të tjera të modës në Shqipëri e Kosovë.

Tuna Sejdiu kopjon Floriana Garon!

Postuar në 27 Shkurt, 2014 05:21

Duket këngëtarja Altuna Sejdiu duket se ka kopjuar missin Floriana Garo duke veshur të njëjtin fustan. Kjo paraqitje në foto, ka ngjalluar diskutime në rrjetet sociale dhe në mediat rozë.
Me të njëjtin fustan me të cilën shfaqet këngëtarja Tuna është paraqitur në Kinë misi Floriana Garo ku ka përfaqësuar Shqipërinë në Miss VVorld.
Duke iu referuar kohëve dhe eventeve, Floriana rezulton se e ka përdorur e para ndaj rezulton se Tuna ka kopjuar fustanin që ka veshur së fundi.

SEX-y Martini!

Postuar në 26 Shkurt, 2014 15:40

Modelja dhe bukuroshja shqiptare Angela Martini, ishte më aktive kohëve të fundit në Instagram, ajo kishte postuar një SEX-y foto e cila kishte zgjuar komentet e fansave të saj!

Ajo kishte reklamuar linjen perfekte të saj trupore, ku është paraqitur më SEX-y se kurrë më parë.

Këtë foto sesion e ka realizuar Victoria Janashvili, duke e paraqitur atë me një formë shumë perfekte.

Tifozja super seksi e Milanit luan futboll.

Postuar në 26 Shkurt, 2014 09:46

Kjo vajzë është votuar si një nga 100 femrat më seksi në botë për vitin 2006 nga revista daneze FHM.
Claudia Romani, ka arritur sukses ndërkombëtar duke zënë kopertinat e revistave të njohura si GQ dhe Maxim.
Modelja italiane, e cila ka deklaruar se është tifoze Milanit, vazhdimisht ka provokuar me fotot ku shfaqet me top futbolli në duar apo e veshur me uniformë sportive.
Ajo ka ngacmuar vëmendjen e tifozëve te Milanit në këto kohë të vështira për skuadrën e saj të zemrës.

Rihanna bashkohet me Drake?!

Postuar në 26 Shkurt, 2014 03:59

Rihanna dhe Drake kanë rinisur të frekuentohen apo thjesht ndajnë ndonjëmoment me njëri-tjetrin. Këngëtarja dhe reperi janë fotografuar duke festuar sëbashku deri në orët e para të mëngjesit në Soixante Diz Neuf Nightclub ku Drake po ushtronte profesionin e tij. Është hera e tretë brenda këtij muaji që çifti fotografohet sëbashku. 

Pages

Subscribe to RSS - Naked City