Naked City

Femra më seksi e arrestuar ndonjëherë cmend internetin!

Postuar në 02 Mars, 2014 08:52

Meagan Simmons, 28-vjeçare është shumë e bukur. Ajo është aq shumë e bukur aq sa edhe tek fotoja e arrestimit nuk kanë munguar komentet.
Fotoja edhe i përket vitit 2010 por që prej asaj periudhe nuk kanë ndaluar së komentuari. Meagan është kaq shumë e indinjuar aq sa ka vendosur t’i denoncojë.

Vajza 4 vjeçe bën fustane për tapetin e kuq!

Postuar në 02 Mars, 2014 03:34

Nuk dini çfarë të veshni, e nuk keni as para? Kjo vajzë 4 vjeçare ofron zgjidhje. Ajo i bën fustanët e përkryer nga letra. 

Shikoni se çfarë mund të bëjnë kur nëna dhe bija janë kreative. 

Bono merr me vete shtratin kudo që shkon.

Postuar në 02 Mars, 2014 03:25

Fontmeni i “U2”, Bono Vox, merr me vete shtratin e tij nëpër turnetë me grupin, pasi që kujdeset për shpinën që e ka operuar në vitin 2010.

Në turneun e fundit të bendit irlandez, rokeri e ka transportuar me vete shtratin nga Irlanda në secilin lokacion ku ka mbajtur koncert.

“E njoh një person, puna e të cilit ka qenë që ta transportojë shtratin e Bonos, nga hoteli në hotel në turneun e fundit. Bono donte të flejë në shtratin e tij çdo mbrëmje”, ka thënë menaxheri amerikan i turneve, Stuart Ross, për The Sun.

Irina Shayk plot sharm në Beverly Hills.

Postuar në 02 Mars, 2014 03:15

I dashuri i saj futbollist është duke kontribuar në maksimum për skuadrën e tij Real Madrid në garën për titullin kampion në La Liga. Por, Irina Shayk ka gjetur rastin të shfaqet qindra milje larg plot sharm dhe pasion në Beverly Hills. Ajo mori pjesë në Rodeo Drive Walk of Style të premten mbrëma.  

Winona Ryder: Njerëzit duhet ta festojnë plakjen.

Postuar në 01 Mars, 2014 09:19

 Winona Ryder ka deklaruar se ndihet mirë me moshën e saj dhe nuk e kupton pse femrat në botën e spektaklit duan të qëndrojnë të reja gjithmonë.

Aktorja 42-vjeçare, në një intervistë për revistën ‘Red’, i ka bërë thirrje femrave të mos e luftojnë plakjen, por ta pranojnë me gëzim atë.

Luana Vjollca së shpejti me këngë të re.

Postuar në 01 Mars, 2014 07:54

Këngëtarja e re në skenën muzikore shqiptare, Luana Vjollca, ka paralajmëruar projektin e saj të ri.

Projekti titullohet “Askush s’do ta besojë” dhe sipas videos bëhet fjalë për një këngë të lehtë.

Këngëtarja shfaqet duke intrepretuar një pjesë të këngës që me gjasë do të jetë edhe refreni.

Luana Vjollca, motra e bukuroshes tjetër shqiptare ka kohë që ka filluar një karrierë muzikore.

Ajo momentalisht është ‘single’, teksa deri vonë ka qenë në lidhje me këngëtarin nga Maqedonia, Adrian Gaxha.

Afërdita Dreshaj: Pse u largova nga Agon Channel.

Postuar në 01 Mars, 2014 07:42

Bukuroshja Afërdita Dreshaj në një intervistë për Bluetooth sqaron arsyet e largimit nga televizioni Agon Channel. “Ju e dini shumë mirë që unë nuk bëj dot vetëm një punë. Nuk jam mësuar të rri rehat të marr një rrogë në fund të muajit dhe të jetoj. Jo, unë duhet të jap maksimumin. Drejtuesve të Agon nuk u pëlqeu kjo gjë. Më kërkuan që të lë gjithçka për të ju përkushtuar vetëm atyre, duke anashkaluar çdo gjë tjetër, edhe jetën time madje. Pastaj nuk më pëlqejnë gjërat e paorganizuara”, u shpreh Dreshaj.

Modelja e fiksuar pas operacioneve: Kam trupin që meshkujt dëshirojnë.

Postuar në 28 Shkurt, 2014 15:58

Orit Fox, modele nga Izraeli, është e fiksuar pas operacioneve plastike. 34-vjeçarja shprehet se i pëlqen të duket si një kukull dhe mendon se ka trupin që meshkujt ëndërrojnë.

Fox është e famshme në Izrael, pasi në vitin 2012 u publikua një video ku 34-vjeçarja u kafshua nga një gjarpër në njërin gjoks gjatë realizimit të një seti fotografik.
Në atë kohë u përhapën zëra se gjarpri ngordhi nga kafshata e silikonit.

Sekreti i Jennifer Lopez? Çokollatat.

Postuar në 28 Shkurt, 2014 15:10

Ndonëse mban 44 vite mbi shpinë, Jennifer Lopez njihet për format e saj trupore. Cili është sekreti i linjave të saj?

E ndërsa shumë ferma sakrifikojnë për hir të linjave duke hequr dorë nga çokollatat, aktorja dhe këngëtarja portorikane rrëfen të kundërtën.

Në një intervistë në prapaskenat e “American Idol”, ku 44-vjeçarja është pjesë e jurisë, ajo rrëfeu se çokollatat ishin një ushqim i përditshëm dhe i pandashëm në jetën e saj, por sigurisht pa e tepruar me to.
 

Schiffer: Sheiku tentoi “të më blinte”

Postuar në 28 Shkurt, 2014 07:53

Supermodelet janë me siguri të mësuara nga marrja e ofertave të vazhdueshme prej meshkujve dhe vështirësia e tyre qëndron vetëm në përzgjedhjen e propozimeve më të përshtatshme.

Megjithatë, shumë nga këto propozime në të vërtetë fshehin vetëm synime të ulta, të cilat Claudia Schiffer, një prej supermodeleve më të famshme të viteve 1990-2000 ka ditur t’i japë përgjigjen e duhur.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City