Bono merr me vete shtratin kudo që shkon.

Postuar në 02 Mars, 2014 03:25

Fontmeni i “U2”, Bono Vox, merr me vete shtratin e tij nëpër turnetë me grupin, pasi që kujdeset për shpinën që e ka operuar në vitin 2010.

Në turneun e fundit të bendit irlandez, rokeri e ka transportuar me vete shtratin nga Irlanda në secilin lokacion ku ka mbajtur koncert.

“E njoh një person, puna e të cilit ka qenë që ta transportojë shtratin e Bonos, nga hoteli në hotel në turneun e fundit. Bono donte të flejë në shtratin e tij çdo mbrëmje”, ka thënë menaxheri amerikan i turneve, Stuart Ross, për The Sun.

Krijuesi i hitit “With or Without You” ka pasur probleme serioze me shpinën në të kaluarën, para katër vite më parë iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike.

Asokohe “U2” anuloi pjesëmarrjen në Festivalin Glastonbury në Somerset të Anglisë.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Nje bos i vertete dhe njeri i shkelqyer. Kur i ka mundesite do te kujdeset per shendetin e tij, sikurse me muziken e tij kenaq &nbsp;me qindra e mijra admirues ne te gjithe boten</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.