Afërdita Dreshaj: Pse u largova nga Agon Channel.

Postuar në 01 Mars, 2014 07:42

Bukuroshja Afërdita Dreshaj në një intervistë për Bluetooth sqaron arsyet e largimit nga televizioni Agon Channel. “Ju e dini shumë mirë që unë nuk bëj dot vetëm një punë. Nuk jam mësuar të rri rehat të marr një rrogë në fund të muajit dhe të jetoj. Jo, unë duhet të jap maksimumin. Drejtuesve të Agon nuk u pëlqeu kjo gjë. Më kërkuan që të lë gjithçka për të ju përkushtuar vetëm atyre, duke anashkaluar çdo gjë tjetër, edhe jetën time madje. Pastaj nuk më pëlqejnë gjërat e paorganizuara”, u shpreh Dreshaj.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.