Butler nuk e ka gjetur ende dashurinë.
Aktori skocez, Gerard Butler, ka pranuar se akoma është në pritje të ‘femrës së duhur’.
Ai ka pranuar se gjatë jetës ka njohur shumë femra, porse nuk e ka gjetur atë femrën e veçantë me të cilën do ta kalonte jetën.
“Ende nuk e kam takuar princeshën e duhur. Kjo nuk do të thotë se nuk kam takuar shumë princesha gjatë jetës, por jo atë të vetmen”.
“Ose ndoshta e kam takuar dhe ajo do të më kthehet dikur në jetë. Gjithçka është mundur. Por, a e shoh të duhurën tani? Përgjigja, fatkeqësisht, është jo”, ka deklaruar 44-vjeçari për Mail on Sunday.
Butler u bë i famshëm në Hollywood me portretizimin e mbretit Leonidas në filmin e vitit 2007, “300”. Që atëherë, ai ka luajtur në projekte të rëndësishme, si “P.S. I Love You” (2007), “Nim's Island” (2008), “RocknRolla” (2008), “The Ugly Truth” (2009), “Gamer” (2009), “Law Abiding Citizen” (2009), “The Bounty Hunter” (2010) dhe “Olympus Has Fallen” (2013).
Add new comment