Fansat kritikojnё Luanёn: Nuk ke zё pёr tё kёnduar
Luana Vjollca ka publikuar kёtё javё klipin e saj “Askush s’do ta besojё” qё ka ngjallur shumё reagime nё rrjetet sociale. Edhe pse moderatorja prej 8 vitesh e disa programeve dhe spektaleve muzikore nё Top Channel deklaroi pak ditё mё parё se me kёtё baladё tashme I ka hyrё seriozisht muzikes, janё fansat ata qё nuk e kanё marrё aspak seriozisht Luanёn si kёngёtare. Duke derdhur njё lumё kritikash nё faqen zyrtare tё opinionistit dhe moderatorit Olti Curri, njёkohёsisht autor I vargjeve tё kёngёs, komentuesit e vlerёsojnё shumё tekstin, si dhe muzikёn e Elgit Dodёs por kritikojnё zёrin me tone tё ulёta tё Luanёs aq sa disa prej tyre e pёrkufizojnё interpretimin thjesht njё lёvizje e lehtё buzёsh.
Add new comment