Fotoja e Oscar që theu rekordin.

Postuar në 03 Mars, 2014 11:33

E besoni apo jo, një vetëshkrepje aktorit Bradley Cooper e cila është postuar ne adresën zyrtare të koleges së tij komedianes dhe moderatores së njohur Ellem DeGeneres, ka pasur një vëmëndje maksimale nga ndjekësit e sajë në Twitter dhe  jo vetëm. Mësohet se në më pak se një orë, fotoja është pare e shpërndare nga 1 700 000 njerëz. Fotoja ka thyer dhe rekordin e Barack Obamës me  778 000 mijë klikimeve në një orë, e përveç të tjerash ka krijuar një trafik të madh në internet, saqë e ka bllokuar dhe adresën për pak kohë.

Edhe pse personazhet në fotografi dolën ‘duar bosh’ nga Nominimet, Julia Roberts, Brad Pitt, Jennifer Lawrence, Kevin Spacey, Angelina Jolie apo Bradly Cooper, publiku nuk i ka braktisuar ata, por përkundrazi me vëmëndjen që i ka dhënë, i ka treguar Oscar-it se sipas tyre, ishin ata fituesit e vërtetë të këtij edicioni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.