Schwarzenegger, : “Terminator 5” do të jetë fantastik,

Postuar në 03 Mars, 2014 15:17

Legjenda filmave aksion, Arnold Schwarzenegger, është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me skenarin e vazhdimit të radhës të filmit për Terminatorin.

Aktori i famshëm për herë të fundit e ka luajtur rolin e robotit vrasës në vitin 2003 (“Terminator 3: Rise of the Machines”), ndërsa filmi i vitit 2009, “Terminator: Salvation”, u xhirua pa të (me Christian Bale e Sam Worthington në rolet kryesore).

Tash ai është kthyer dhe do të luajë në filmin e pestë, “Terminator: Genesis”, që pret të jetë fantastik.

“Xhirimet do t’i fillojmë kah fundi i prillit, ndërsa do të zgjasin diçka më shumë se katër muaj. Do të xhirojmë në Neë Orleans, San Francisco dhe Los Angeles”.

“Jam i gëzuar për filmin e ri, sepse herën e fundit kur e kanë xhiruar, unë nuk kam mundur të luaj, sepse isha guvernator i Kalifornisë. Megjithatë, tash jam kthyer dhe të gjithë janë të entuziazmuar që do ta luaj sërish Terminatorin. Skenari është vërtet fantastik”, është shprehur 66-vjeçari.

Filmi “Terminator: Genesis” pritet të shfaqet në kinema në korrik të vitit 2015, ndërsa krahas Schwarzeneggerit do të luajnë edhe Emilia Clarke, Jai Courtney, Jason Clarke e Boyd Holbrook. Alan Taylor është regjisor i filmit.

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

<p>përveç të parit që u tregoi masës së publikut,ata që e kuptuan,rrezikun që mund të sjellë kibernetika,dhe deri diku të dytit që sillte një princip të vjetër për lidhjen e aleancave,të tjerët kanë qënë bëj film se ka budallenj që do shkojnë ta shohin!!i treti dhe i katërti kanë qënë rrumpallë fare.shpresojmë që të jetë me të vërtet një film që ja vlen!!</p><p>përveç &quot;gotfather&quot;,që i ka të tre filmat fantastik,asnjë film tjetër që ka pasur sukses dhe është bërë seria e dytë ose e tretë,nuk kanë pasur vazhdimsi!kanë pasur rënje në cilësi!</p><p>përveç &quot;roky&quot;,që ka qënë në të njëjtin nivel,nga fillimi në fund!!nivell mesatar me tendencë për të dobët!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.