Në maj albumi i ri i Chris Brown.
Pritja ka marrë fund. Pas shumë shtyrjeve, Chris Brown ka konfirmuar datën e lansimit të albumit të tij të ri të shumëpritur, “X”.
Albumi i ri do të lançohet më 5 maj, që koinçidon me ditëlindjen e 25-të të reperit.
“X është larg albumi im më i mirë deri tani... Datën ia kam vënë për 5 maj”, ka konfirmuar Breezy në Twitter.
Albumi tashmë i ka të lançuara këngët “Fine China”, këngën me vokalet e Aaliyah “Don’t Think They Know”, “Love More” me Nicki Minaj dhe “Loyal në bashkëpunim me Lil Wayne, French Montanan dhe Too $hort.
Në këtë album Chris ka bashkëpunuar me Kendrick Lamar, Brandy, Kelly Roëland, Wiz Khalifa dhe B.o.B, ashtu sikurse edhe me producentët Timbaland, Diuplo, Polow Da don, Danja, Pharrell dhe Drumma Boy.
Përpos albumit të tij solo “X, Chris është duke punuar edhe albumin tjetër bashkëpunues me reperin Tyga, është vazhdimi “Fan of a Fan 2”.
Add new comment